Ngjyra e 2019 sipas Pantone: Një koral që jeton

Sipas Institutit të ngjyrave “Pantone”, 2019-ta do të ketë ngjyren e “Një korali që jeton”.

Kjo ngjyrë prezanton një shprehi të gëzueshme dhe nevojën tonë të brendshme për optimizëm. Korali që jeton teknikisht është një “nuancë e koralit me një ton floriri”, disa nuanca poshtë rozës, por më e butë se ngjyra e kuqe. Kjo do te thote se kete ngjyre do ta shohim kudo gjate vitit 2019: dekor, mobilje, veshje, aksesore etj.

Pantone tregon gjithashtu se ngjyra që ata kanë përzgjedhur thekson një thesar mjedisor që po kërcënohet: ‘Korali që jeton’ të kujton sesi koralet janë strehëz e një diversiteti ngjyrash. Është një ngjyrë fantastike për buzëkuq dhe një ngjyrë fantastike për të thyer ngjyrën bojëqielli në një dhomë gjumi me dekor minimalist.

Nese vishni nje fustan ne kete ngjyre, mund ta kombinoni me bizhuteri ne ngjyre floriri. Gjate veres mund t’i kombinoni edhe me çanta të mëdha prej kashte.

femra-moderne.com