5 arsyet më të zakonshme pse martesat dështojnë, sipas një avokati divorcesh… dhe si t’i evitoni keto gabime
Andrew Vaughn ka siguri ne ate qe thote. Në nje dekadë si avokat divorcesh në Çikago, ai ka parë pothuajse çdo version të “dashurisë së keqe”.
Nuk shkojne tek nje terapist per menaxhimin e nervave ose depresionit
Kur kalojme nje shqetesim mendor, qe eshte nje problem i zakonshem gati ne cdo cift, sic jane depresioni, stresi apo kur jemi shume nevrike, etj. duhet te shkojme tek specialisti. Shume njerez jane aq kokeforte sa nuk e cojne neper mend te kerkojne ndihme, pasi edhe sot konsiderohet tabu (por te mos thene turp) nga disa njerez qe te takojne nje psikolog apo specialist te shendetit mendor. Nje stigma qe vazhdon te rrotullohet rreth shendetit mendor. Ne pergjithesi jane burrat ata qe e kane te veshtire te crrenjosin ate qe u eshte ngulitur ne mendje rreth kesaj teme.
Refuzojne te kerkojne ndihme per te lene alkolin apo drogen
Nje prind dhe bashkeshort/e i/e mire nuk mund te shkojne me nje person te varur nga alkoli dhe droga. Ka shume njerez qe kerkojne ndarjen, edhe pse e dashurojne akoma partnerin/en, por per shkak te pijes situata mund te kete dale jashte kontrollit. Nje person i tille nuk mund te qendroje prane femijeve, edhe martesa eshte e veshtire te funksionoje ne kete menyre.
Probleme financiare
Mos pasja e parave te mjaftueshme eshte nje problem, por mund te perkeqesoje marredheniet martesore nese pershkallezohet ne probleme mendore dhe çështje te abuzimit me substancat. Burrat i kane vene vetes disa detyra persa i perket parave dhe te ardhurave ne shtepi: qe ata duhet t’u sigurojne familjes te gjitha te mirat e nevojshme. Mund te jete per shkak te mentalitetit shoqeror, por edhe per shkak te asaj qe vete meshkujt kerkojne nga vetja.
Probleme me pabesine
Nese keni vendosur te jeni ne nje lidhje monogame, pra e keni ndare mendjen te jeni burri i nje gruaje (dhe gruaja e nje burri), ashtu duhet te jeni.
Refuzojne te bejne terapi ne cift
Do habiteshit se sa e suksesshme mund te jete terapia ne cift. Shume martesa kane mundur te shpetojne nga divorci, pasi lidhja nuk mund te perfundoje, nese ju nuk e keni vendosur. Nese doni ta shpetoni martesen tuaj, duhet t’i provoni te gjitha, edhe te flisni me nje ekspert. Personi i trete do e beje me te lehte per ju te flisni.