Një fabrikë në Turqi ka filluar të prodhojë tjegulla që shërbejnë edhe si strehim zogjsh

Ndërmarrja turke Hitit Terra tani po prodhon këto pllaka çatie që funksionojnë edhe si strehëza për zogj.

Themeluesit e Hitit Terra, Cengiz Başaranhıncal dhe Ali Arslan, thanë se ideja për të prodhuar tjegulla – fole zogj erdhi pasi ata panë një model të ngjashëm në mediat sociale. Ali sqaroi se çmimi i këtyre pllakave në internet ishte rreth 70 dollarë, i cili, sipas tij, ishte shumë i lartë, prandaj ata filluan të bëjnë produktin e tyre për një treg lokal me çmim më të lirë.

Strehimi është thelbësor për mbijetesën e zogjve, dhe është e lehtë të krijoni strehimore për shpendët në oborrin e shtëpisë tuaj. Zogjtë që ndjehen të sigurt dhe kanë nje strehimore të përshtatshme, kanë më shumë të ngjarë të qëndrojnë afër. Duke i siguruar strihim, ju mund të tërhiqni specie të ndryshme pranë shtëpisë tuaj.

Arsye pse zogjtë kanë nevojë për strehim:

  • Së pari dhe më e rëndësishmja, strehimi i ndihmon shpendëve të jenë të sigurt.
  • Stehimi i mbron nga moti shume i ftohte, me ere, bore ose shi. Kështu që zogjtë kanë nevojë për më pak energji për të rregulluar temperaturat e trupit të tyre.

Start typing and press Enter to search