Një film për legjendën e kinemasë, Charlie Chaplin

“Chaplin” është një film dokumentar që do të realizohet mbi jetën e aktorit dhe regjisorit Charlie Chaplin nga “Altitude” dhe “Showtime”.

Filmi i ri do bazohet në punën e regjisoreve Peter Middleton e James Spinney.

Prodhimi i këtij filmi mbështetet edhe nga muzeu në Zvicër “Chaplin’s World”, ku Charlie jetoi për 25 vite. Ky vend do të jetë pjesë e disa xhirimeve, për të sjellë skena nga periudha e fundit e jetës së yllit të ekranit.

Dy regjisorët e filmit, Middleton dhe Spinney, kanë marrë leje për të përdorur arkivin personal dhe kreativ të Charlie Chaplin, në të cilat gjenden disa materiale të papublikuara më parë.

Ky film do të tregojë historinë e suksesit të jashtëzakonshëm të artistit, prej prejardhjes së tij nga varfëria e skajshme e deri tek fama e Hollywood-i. Por pa harruar skandalet dhe polemikat politike, që e detyruan Chaplin të largohej nga SHBA.

https://femra-moderne.com/kur-fillova-ta-dua-veten-nga-charlie-chaplin/

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search