Një lëkurë e përkryer dhe e pastër – kjo është ëndrra e shumë grave anembanë botës. SHpeshhere pikat e zeza ne fytyre behen pengese per kete gje.
Pikat e zeza krijohen për shkak të poreve të bllokuara të cilat janë rezultat i prodhimit të tepërt të yndyres. Jo vetem qe mund të shkaterrojne pamjen tuaj, por ato gjithashtu nuk lejojnë që lëkura të marrë frymë.
Ndryshimet hormonale dhe konsumimi i ushqimeve te skuqura jane disa nga faktoret qe ndikojne ne formimin e pikave te zeza.
Përdorimi i produkteve kozmetike me cilësi të ulët mund të jete nje tjeter përgjegjës për pikat e zeza.
Mund te bleni produkte te shtrenjta per heqjen e pikave te zeza nga fytyra juaj, por me pare ju ftojme te provoni kete teknike shume te thjeshte (dhe pa asnje shpenzim) per pastrimin e lekures.
Ju duhen:
- Kripe
- Paste dhembesh
- 1 furce dhembesh e vjeter
Hapi 1
- Ne nje pjate te vogel perzieni pak paste dhembesh me pak kripe derisa te formohet nje mase scrub-i. Me ndihmen e furces perhapeni me levizje te buta rrethore ne fytyre. Perqendrohuni ne zonen ku keni me shume pika te zeza, sic eshte zakonisht hunda.
- Ferkojeni fytyren per 2 minuta dhe me pas shpelajeni me une si zakonisht.
Hapi 2
- Merrni nje cope te paster, zhyteni ne uje te ngrohte dhe vendoseni ne zonen qe po trajtoni. Perserieni edhe dy here te tjera kete veprim, duke e mbajtur copen per 15 sekonda.
- Pas kesaj vendosni ne maske prej argjile dhe mbajeni per 10 minuta. Pastrojeni fytyren me uje te ftohte.
- Sikur 1 here ne jave ta beni kete veprim, do shikoni rezultate te mrekullueshme.