Një studim i fundit ka treguar se një fëmijë që rritet në një shtëpi ku ka të paktën 80 libra do të ketë aftësi më të mira në shkrim, lexim dhe matematikë kur të rritet.
- Një fëmijë që rritet në një shtëpi me të paktën 80 libra do të ketë shkrim dhe numërim më të madh në moshën e rritur.
- Një bibliotekë në shtëpi mund të promovojë aftësi për lexim dhe matematikën më shumë sesa mundet vetëm universiteti.
- Të rritesh në një shtëpi pro-mësimore çon në një jetë të kërkimit të njohurive.
Rezultatet e studimit tregojnë se një shtëpi me bibliotekë nxit shkathtësitë matematikore dhe të leximit më shumë se vetë universiteti. Për më tepër të rritesh në një shtëpi ku dëshirohet të mësuarit çon drejt një jete ku gjithmonë kërkohet dija.
Ky studim, i cili përfshiu 160.000 pjesëmarrës, tregon se ka dy faktorë që ndikojnë.
- E para është rritja në një ambjent dijedashës që është mëse i rëndësishëm, sidomos për rritjen e aftësive konjitive tek adoleshentët.
- E dyta, ekspozimi i hershëm ndaj librave ndihmon në rritjen e një sërë aftësive përgjatë gjithë jetës që ndikojnë pozitivisht në edukim, punësim dhe në cilëinë e jetës.
Burimi: bigthink