Patate te embla me fara susami, te pjekura ne furre

Keni provuar ndonjehere patate te embla? Si i keni gatuar ato? Ja nje menyre per te shijuar kete perime aq shume te shendetshme. Kjo recete eshte shume e thjeshte per t’u pergatitur.

Patatet e embla jane te karakterizuara nga nje ngjyre e ndezur dhe terheqese. Ato jane te pasura me beta-karoten, vitamina A, C, D, etj.. Patatet e embla mund te shijohen si te pjekura edhe te ziera. Kjo recete eshte e persosur si pjate shoqeruese e mishit (p.sh. te pules). Por eshte e persosur edhe si pjate zevendesuese e nje mesvakti.

Perberesit:

  • 500 g patate te embla
  • 1 luge kripe
  • 1-2 luge fara susami
  • 1 luge miell tershere ( *nese deshironi, por ndihmon per t’i bere patatet krokante)
  • 1 luge spec i kuq i grire
  • 2 luge majdanoz i thare (por edhe i fresket nese deshironi)
  • 1 luge hudher pluhur (ose hudher e prere imet)
  • 1 luge qepe pluhur (ose qepe e prere imet)
  • 1/2 luge vaj ulliri

Pergatitja

  1. Parangrohni furren ne oven to 220 grade C. Merrni nje tave dhe shtroni nje leter pjekje, ose lyejeni me nje luge vaj ulliri.
  2. Lani, pastroni patatet e embla. Nuk eshte e nevojshme t’i qeroni, nese i keni lare mire. Pritini ne rrota e me pas ne feta.
  3. Bashkoni te gjithe perberesit ne nje tas dhe ne fund hidhini edhe vajin e ullirit. Perziejini me duar ne menyre qe perberesit te shperndahen ne te gjitha pjeset e patateve.
  4. Piqini ne furre per 25-30 minuta. Nese i doni patatet me krokante, lerini edhe 5 minuta.
  5. Shijojini me ketchup, tahini (salce farash susami), xaxiq ose thjesht salce kosi…

femra-moderne.com