Nje pjate e shijshme dhe e mbushur me perime, proteina, karbohidrate dhe yndyrna… Shume e shpejte per t’u pergatitur, por edhe me kosto te ulet, i pelqen te rriturve, edhe femijeve…
Perberesit per 4 persona
- 4 patate te medhaja
- 200 gr spinaq
- 1 thelpi hudher
- 250 gr djathe mozzarella
- 50 gr djathe grana
- arre moskat
- kripe, piper, vaj ulliri
Pergatitja:
- Lani mire patatet me gjithe lekure dhe verini te ziejne afersisht per 30 minuta.
- Kullojini, pritini pergjysme per nga gjatesia. Mos ja hiqni lekuren.
- Me kujdes gerryejini ne mes dhe ruajeni pjesen e brendshme te patates.
- Kaverdisni spinaqin e grire dhe hudhren ne pak vaj ulliri. Shtoni pak arre moskat.
- Kriposni gjysmat e patateve dhe skuqini pak ne vaj.
- Ne nje tas perzieni spinaqin me djathin grana dhe mozzarella te prere ne kubike, kripe, piper dhe pjesen qe i hoqem patateve. Me kete perzierje mbushni patatet.
- Ne nje tave me leter furre sistemoni patatet e mbushura. Sperkatini me pak vaj urriri dhe piqini ne furre per 25 minuta.