Supe krem perimesh me makarona: nje koncentrat me vitamina, kripera minerale dhe fibra qe e bejne kete pjate te plote dhe te shendetshme.
Tek kremi i perimeve mund te shtoni te gjitha perimet e stines, bishtajat, dritherat, cfare te keni ne shtepi. Keshtu secila do kete receten e saj te kremit te perimeve.
Koha e pergatitjes: 30 minuta
Gatimi: 20 minuta + 8 per makaronat
Veshtiresia: e lehte
Kosto: ekonomike
Perberesit per 2,5 lt krem perimesh:
- 2 karota
- 1 qepe e kuqe
- 2 patate
- 1 dege selino
- 300 gr mashurka jeshile
- 1 thelpi hudher
- 300 gr kunguj (me gjithe lule)
- 500 gr pazi
- 1 tufe e vogel borzilok
- 1 tufe e vogel majdanoz
- 1.5 lt uje
- kripe
- 350 gr makarona supe
Pergatitja:
- Qeroni karotat dhe pritini.
- Lani dhe pritni kungujt. Luleve hiquni pistilin dhe pritini.
- Qeroni qepen dhe priteni ne copa.
- Qeroni hudhren dhe pritni selinone.
- Pazine lajeni dhe copetojeni me duar.
- Vazhdoni me mashurkat: lajini dhe pritini.
- Ne fund lani borzilokun dhe majdanozin dhe merrni vetem gjethet.
- Futini te gjitha perimet ne nje tenxhere (zgjidhni ate me presion), shtoni ujin e ftohte dhe vereni ne zjarr.
- Nese do e gatuani me tenxhere presioni, lereni ne zjarr 15 minuta pasi ka filluar fishkellimen. Nese keni tenxhere normale, vazhdoni zierjen per 30 minuta pasi ka marre vale.
- Ne fund te gatimit shtoni kripe dhe 3-4 luge gjelle vaj ulliri.
- Tani grini perimet ne mikser.
- Merrni 1,5 litra nga ky krem perimesh, shtoni 300 ml uje, vereni te zieje dhe rregullojeni me kripe.
- Shtoni makaronat e supes dhe ziejini per aq kohe sa tregon ne paketim (afersit 8-10 minuta).
- Rregullojeni me pak vaj ulliri dhe djathe parmigiano te grire.
Kremin e perimeve mund ta ruani ne frigorifer ose ne ngrirje per ta perdorur nje here tjeter.