Tani ne pranvere kane kohen e tyre, prandaj menduam te realizonim nje pjate me kryefjale bizelet. Shoqeruar me buke te thekur, kthehet ne nje supe te parezishtueshme.
Perberesit per 4 persona:
- 250 gr bizele
- 150 gr patate
- 400 ml leng perimesh
- 1/2 qepe
- vaj, kripe, piper
- Koha e pergatitjes: 10 min
- Gatimi: 30 min
- Veshtiresia: e lehte
Pergatitja:
- Grini qepen holle dhe hidheni ne nje tenxhere me pak vaj ulliri. Kaverdiseni ne zjarr te ulet per pak minuta, sa te tretet paksa.
- Qeroni patatet dhe pritini ne kubike te vegjel. Shtojini ne tenxhere. Kaverdisini dhe lereni te gatuhen per pak minuta bashke me qepen.
- Shtoni lengun e perimeve, perziejeni dhe lereni te zieje per 5 minuta.
- Shtoni bizelet, mbulojeni me kapak dhe lereni te zieje per rreth 20 minuta.
- Ne fund te gatimit rregullojeni me kripe.
- Ne fund te gatimit, grijeni te gjithe supen ne mikser derisa te perfitoni nje mase kremoze.
- Ndajeni neper pjata dhe sherbejeni me pak piper te sapobluar siper dhe nje fije vaj ulliri.