Pediatrja Lira Gjika: Ndjenja e fajit, që provon nëna pasi ka keqtrajtuar fëmijën, nuk është dashuri, por…

Shpesh dëgjojmë nëna që tregojnë për situata, se si kanë keqtrajtuar fëmijën sepse i kishin hypur nervat nga sjellja e tij dhe më pas, kur i kanë rënë “nervat”, i ka “plasur” e qara dhe ka shkuar te fëmija dhe e ka puthur e plotësuar dëshira që në kushte normale nuk do t’ja plotësonte.

Dhe nëna vazhdon të përshkruaj hutimin e fëmijës apo nervozizmin që fëmija ka demostruar dhe ajo, nëna, e nënshtruar nga ndjenja e fajit, ka pranuar çdo sjellje të tij. Shume nena dhe baballare mund te shohin veten ne kete pershkrim. Por ky reagim i prinderve, nuk sjell ate rezultat qe ata deshirojne te arrijne tek femijet…

“Ndjenja e fajit, që provon nëna pasi ka keqtrajtuar, e fyer fëmijën, nuk ësghtë dashuri, por pendim dhe nënshtrim – thote pediatrja e mirenjohur Lira Gjika.

Por si duhet te sillemi ne keto raste?

“Kur nënës i “rëshqet” situata nga “dora”, ajo nuk duhet të mjaftohet me të kërkuar të falur dhe plotësojë dëshira, por me kurajo, t’i shpjegojë fëmijës, që ai veprim ishte i keq dhe ai, fëmija ka të drejtë të mos e falë.” – thote doktoresha. “Ky veprim duhet bërë për t’i shmangur fëmijës konfuzionin emocional, që krijohet, pas një ngjarje të tillë.”

Pas keqtrajtimit një “lumë dashurie”, pra pas keqtrajtimit vjen dashuria. Sipas Dr. Gjikes kjo mënyrë të sjelluri vetëm gjymton sferën emocionale. Ashtu heshturazi kjo sjellje shmang atë forcë jetike që e trasmeton nëna te fëmija. Është besimi dhe siguria te jeta, te e mira, te tjetri që gjymtohen, pasi e kanë zanafillën te nëna.

Psikologia thote gjithashtu se me kete sjellje gjymtohet aftësia për të reaguar dhe mos pranuar dhunën.

“Jo rrallë dëgjojmë gra dhe vajza, që pranojnë dhunën që burrat e tyre apo të dashurit ushtrojnë. Dhe jo rrallë ato vetë e besojnë si dashuri. Është kjo formë të sjelluri, që bën djem dhe vajza të paaftë psikoemocionalisht, të dallojnë dhe provojnë dashurinë. Jo rrallë mbetemi pa fjalë, kur dëgjojmë nëpër kronika të zeza sesi vajza të shkolluara, të zonjat në punë, janë të paafta të kundërshtojnë dhunën. Jo rrallë kemi thënë sesi një “goxha” djalë i zoti në punë, por i paaftë të dojë jashtë sferës së “nevojës nga vetmija” dhe kështu, nuk kontrollon dot emocionet e tij. Janë këto sjellje të shoqëruara me një varg mangësish të vogla, që shterojne forcën e fëmijës për të shijuar e dashur.”

Doktoreshe Lira Gjika jep edhe nje keshille te fundit per nenat: “Kini kujdes nëna, për pak kurajo e vetpërmbajtje, mund të shmangni, që shpirti i fëmijës të mos mbetet në dorë të fatit.”

femra-moderne.com