Me poshte do ju tregojme 7 menyra se si fiqte ju vijne ne ndihme per nje lekure te bukur, pa akne, te hidratuar, te bute dhe me shkelqim
Nje frut te cilin e shijojme ne kuzhine gjatë muajve të fund të verës dhe fillim të vjeshtës, por jo vetem. Fiqte kane veti kunder plakjes së lëkurës, por gjithashtu prej tyre mund te marrim përfitime të mëdha edhe per zbutjen e saj. Ky frut eshte i mrekullueshem ka vlera ushqyese, qe mund te largojne puçrrat dhe t’i japi shkelqim lëkurës se fytyres. Fiqte gjithashtu përmbajnë shumë vitamina jetike dhe minerale. Duke përfshirë vitaminat A, C, B1 dhe B2, si dhe antioksidantë esenciale dhe acide yndyrore omega. Duke marrë parasysh keto, fiqte jane nje baze e shkelqyer per trajtime bukurie qe mund t’i beni vete ne shtepi.
Per pucrat
Shtypni disa fiq te fresket dhe aplikojeni masen mbi fytyre. Mbajeni 15-20 minuta pastaj shpelajeni me uje te bollshem. Thajeni lekuren me nje cope duke e prekur, jo ferkuar lekuren.
Hidratim
Rikthe butesinë ne fytyrën tuaj dhe kuruar plasaritjet dhe buzët e thata duke aplikuar paste fiku direkt në këto zona. Pasta e fikur gjithashtu mund të ndihmojë në mbylljen e poreve dhe mban nen kontroll yndyrën e tepërt.
Per ndriçim
I pasur me vitaminë C, fiku mund të ndihmojë ne shkelqimin e lekures, madje edhe ne çeljen e tonit te lëkurës. Duke përdorur 3 lugë paste fiku si bazë, shtoni 1 lugë gjelle tershere te bluar imët, ½ lugë çaji me pluhur xhenxhefil, dhe disa pika vaj esencial bergamoti. Përzieni të gjithë përbërësit për të formuar një mase kremoze. Aplikojeni në fytyrën tuaj për 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni. Ju mund ta përdorni këtë maskë dy herë në javë për të parë rezultate ne zbardhjen e lëkurës.
Zbut lekuren
Bluani 3 fiq të freskët në një blender dhe shtoni një lugë gjelle kos per ta bere mase kremoze. Aplikojeni përzierjen në fytyrën tuaj, duke e masazhuar lehtë për disa minuta. Mbajeni 15 minuta, shpelajeni dhe thani fytyren.
Nëse nuk keni fiq të freskët, ju mund të perdorni edhe fiqte e thate. Lerini në ujë gjatë natës dhe grijini ne blender për të formuar një paste.
Fal shkelqim
Fiqtë përmbajnë enzima të fuqishme që në mënyrë efektive mund të largojne qelizat e vdekura te lekures. Perzieni tulin e 2 fiqve me 2 luge leng te fresket portokalli, 1 luge miell bajamesh dhe ½ luge vaj ulliri. Aplikojeni ne fytyre dhe trup per lekure rrezatuese.
Per exfolim
Edhe lekura e fiqve eshte e pasur me enzimeve aktive, të cilat mund të pastrojne lëkurën tuaj tnga papastertite dhe ta shtresojne. Pasi t’i keni lare fiqte, hiqni lekuren dhe ferkoni pjesen e brendshme te saj ne fytyren tuaj. Pastaj shpelajeni fytyren me uje te rrjedhshem.
Scrub per fytyren me fiq
Perzieni 2 fiq te grire dhe 2 luge vaj ulliri. Shtrojeni masken ne fytyre ,duke bere masazh te lehte, me levizje rrethore. E lini te veproje 10 minuta dhe e shpelani me uje te fresket.