Ju ka ngelur oriz dhe mendoheni cfare ta beni? Me pak perberes te tjere qe i keni ne frigorifer, do sajoni shpejt dhe thjesht kete gatim. Dhe aq me mire po t’ju kete mbetur edhe pak mish pule qe ta shtoni, rezultati do jete akoma me i shijshem!
Perberesit:
- 400 gr oriz te zjere
- 1 qepe e prere imet
- gjalpe
- 60 gr djathe i grire (parmixhano)
- 2 veze
- 300 ml leng mishi
- 60 gr galete (therrime buke)
- vaj ulliri
Sipas deshires mund te shtoni:
- 200 gr proshute ne copeza (ose mish pule qe mund t’ju kete tepruar)
- 200 gr kerpudha te prera holle
Pergatitja:
- Skuqni qepen ne 30 gr gjalpe sa te zbutet, me pas hiqeni nga zjarri.
- Ne nje tas perzieni orizin e ziere, qepen e skuqur, vezet, djathin e grire. Shtoni kripe e piper sipas deshires. Perziejeni mire.
- Formoni qofte te vogla me masen, me pas rrotullojini ne galete dhe lerini ne frigorifer te pushojne per 2 ore.
- Skuqini ne vaj te nxehte per 1-2 minuta, derisa te marrin ngjyre te arte.
- I lini mbi leter kuzhine te thithet vaji i tepert dhe i servirni te ngrohta.
Mesoni edhe nje menyre tjeter per te gatuar kroketa orizi, duke klikuar ketu.
Nese doni t’i shtoni proshute dhe kerpudha, duhet te veproni keshtu:
- Skuqni kerpudhat ne gjalpe, shtoni mishin, lengun e mishit dhe i lini te marrin vale, gjersa te thithin lengun.
- Kur te ftohet masa, shtoni proshuten.
- Orizin e ndani ne pjese dhe formoni toptha. Ne zemren e secilit hapni nje gropez. Mbushni topthat e orizit me kerpudhat dhe proshuten. I mbyllni e rrumbullakosni mire dhe i skuqni ne vaj te nxehte.