Te shijshme dhe aromatike, keto qofte me presh ja vlen t’i gatuajme e t’i shijojme si garniture per mishin, ose sallaten, por edhe thjesht ashtu
Perberesit:
- 4 presh te medhenj (do perdorim vetem pjesen e bardhe)
- 3 patate mesatare te ziera
- 1/2 tufe koper e prere imet
- 2 degeza nenexhik prere imet (mund te perdorni edhe nenexhik te thate)
- 3 qepe te njoma me gjithe bishta, prere imet
- 70 gr vaj ulliri
- 3 luge gjelle miell (qe fryhet vete)
- kripe, piper
Pergatitja:
- Presim preshte dhe i ziejme me pak uje qe te zbuten.
- Ne nje tas shtypim patatet e ziera me ndihmen e nje piruni. Shtojme preshte e zier dhe te gjithe perberesit e tjere. I perzjejme mire qe te bashkohen perberesit dhe e leme masen ne frigorifer, sa te mblidhet.
- Ngrohni furren ne 200 grade. Merrni nje leter furre dhe shtrojeni mbi tepsi. Lyejeni letren me pak vaj ulliri.
- Pergatisim qoftet, i lyejme me miell ne te dyja anet dhe i shtrojme me rradhe ne tepsi.
- I hedhim pak vaj ulliri siper dhe i pjekim ne furre derisa te marrin ngjyre te arte.
- Nese doni, mund t’i skuqni ne tigan, duke vepruar keshtu: Nxehni vajin dhe pasi keni formuar qoftet lyejini me miell dhe skuqini nga te dy anet.
- Vendosini mbi nje leter kuzhine qe te perthithet vaji i tepert.
femra-moderne.com