Receta me makarona qe po çmend gjithe Internetin

Receta me makarona super kremoze me tre lloj djathrash, ka disa dite qe po qarkullon neper internet dhe po i çmend te gjithe. Veshtiresia e gatimit: e ulet.

Perberesit:

  • 350 grame makarona spageti
  • 2 luge gjelle vaj ulliri ekstra i virgjer
  • 3 thelpinj hudhër, te grira
  • 3/4 filxhan pana kuzhine
  • 3/4 filxhan lëng pule
  • 3/4 filxhan përzierje djathërash italiane te grire (nese nuk e gjeni te gatshme, ju duhet djathe parmixhano, asiago dhe romano te grire dhe te perziere)
    kripë
  • pak piper i zi i sapobluar
  • 2 luge gjelle majdanoz i sapogrire

spaghettiMenyra e gatimit

  • Në një tenxhere të madhe me ujë të vluar e të kripur, gatuani spagetit sipas udhëzimeve të pakos deri al dente.
  • Kullojini dhe ruani vecmas 1 filxhan me ujë nga ai i zierjes se makaronave. Kthejini makaronat në tenxhere.
  • Ndërkohë, në një tigan të madh hidhni vajin dhe ngroheni mesatarisht. Skuqni hudhrën per 1 minutë derisa te aromatizoje vajin. Shtoni panen, lëngun e pules dhe 1/2 filxhan nga uji i makaronave.
  • Shtoni spagetit pjese pjese deri sa të mbulohen plotësisht me lëngun, lereni derisa të marrë valë.
  • Hiqeni nga zjarri dhe shtoni perzierjen e djathërave te grire. Hedhini nga pak dhe perziejeni vazhdimisht, duke shtuar pjesen tjeter te ujit te makaronave, derisa salca të arrije konsistencën e dëshiruar.
  • Rregullojeni me kripe dhe piper, zbukuroni me majdanoz dhe të shërbejeni menjëherë.

femra-moderne.com