Receta me qepe te kuqe per shqetesimet e tiroides

Rreth 200 milionë njerëz në botë preken nga semundjet e tiroides. Ka trajtime të ndryshme dhe medikamente për çrregullimet e gjëndrës tiroide, megjithatë, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në çështje serioze në pjesë të tjera të trupit.

Tiroidja është nga organet më të mëdha endokrine e vendosur në pjesën e përparme të qafës. Ajo ka formën e fluturës dhe shërben për prodhimin e hormoneve të tiroides, të cilat marrin pjesë në disa proçese të rëndësishme në organizëm.
Hormonet kryesore të tiroideve janë Triiodothyronina (T3), Thyroxina (T4) dhe TSH i prodhuar në hipofizë. Për prodhimin e T4 dhe T3 është e nevojshme prania e Jodit

Igor Knjazkin, një mjek i njohur rus, pretendon se ka gjetur ilaçin për çrregullimet e gjëndrës tiroide. Ilaç i pabesueshëm përbëhet nga vetëm një përbërës që është qepa e kuqe.

Qepa e kuqe ka përfitime shëndetësore për të gjithë, është antibakterial, antifungal, antiinflamator dhe ka fuqi ne luftimin e kancerit. Për më tepër, qepa e kuqe është e pasur me vitamina dhe minerale, si magnez, kalcium, mangan, vitamin C, K dhe B6.

Me sa duket qepa e kuqe mund të ndihmojë edhe për trajtimin e sëmundjeve që kanë lidhje me gjëndrën tiroide.

Si ta përgatisni ilaçin natyral që përmirëson funksionin e tiroides

  • Ndajeni një qepë të kuqe përgjysmë dhe masazhoni qafën në mënyrë të butë, duke bërë lëvizje rrethore. Fokusohoni në pjesën ku është e vendosur gjëndra tiroide.
  • Mos e lani qafën pas këtij trajtimi dhe lejoni që përbërësit e qepës së kuqe të kryejnë punën e tyre gjatë natës. Lëngu i qepës do të ndihmojë që të stimulohet puna e gjëndrës tiroide.
  • E rëndësishme është që ky trajtim të bëhet para gjumit.

femra-moderne.com