Përveç moshës, rënia e flokëve ka të bëjë edhe me faktorë që kanë lidhje me jetën moderne, stresi, ushqim jo i shëndetshëm, ekspozim i tepruar ndaj toksinave etj. Rënia e flokëve, apo alopecia, nuk e dëmton shëndetin, por ndikon në vetvlerësimin që gjithsecili ka për veten.
Ka me dhjetra shampoo që premtojnë përmirësim të kësaj gjendje, por që kanë përmbajtje të ndryshme kimikatesh, ndërkohë që ekziston edhe transplanti i flokëve, e cila është një procedurë e shtrenjtë dhe e papërballueshme nga shumica. Plus që asnjëra nga këto procedura nuk ofron 100% siguri. Prandaj po ju sugjerojme të provoni një zgjidhje natyrale që do e nxisë rritjen e flokut tuaj në mënyrë të shëndetshme dhe që nuk kushton.
Ju duhen:
- e verdha e një veze (më mirë nëse është e pulave të fshatit)
- 1 lugë gjelle mjaltë organik i papërpunuar (mund të zgjidhni Raw Honey Morava)
- 2 lugë vaj ricini (ndryshe quhet vaj kastori dhe mund ta gjeni në farmaci ose erboristeri)
Hidhini të gjithë përbërësit në një tas dhe përziejini derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas, aplikojeni masën në skalpin e kokës dhe masazhojenu me delikatesë. Në fund, mbështillini flokët me nje kapuç dushi dhe lereni të veprojë rreth tre orë. Lajini flokët si zakonisht. Përsëriteni procedurën dy herë në javë për një periudhë tre mujore. Rezultatet do t’ju habisin.
Vaji i ricinit është një nga mënyrat më efektive për të stimuluar rritjen e flokëve. Ai ka vlera të fuqishme antibakteriale dhe antifungale dhe për këtë arsye është shumë e efektshme kundër infeksioneve të foliculitit, kokës dhe zbokthit. Përmban acid ricinoleic që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe promovon rritjen e flokëve në mënyrë të shëndetshme. Gjithashtu ka aftësinë për të stimuluar rritjen e flokëve deri në 3-5 herë, sipas studiuesve.
Të verdhat e vezëve janë një burim i pasur i aminoacideve dhe proteinave. Këto ushqyes stimulojnë shpejtë dhe shëndetshëm rritjen e flokëve. Gjithashtu, ata janë të pasura me biotin, e cila ka aftësinë për rigjenerimin e gjendrave të flokëve.
Mjalti ka antioksidant të fuqishëm, anti-mikrobial dhe anti-fungal. Gjithashtu, ajo ushqen flokët për shkak të dyllit që përmban.
Kjo recetë natyrore patjetër do t’ju japë rezultate të mahnitshme.