Receta per spageti alla carbonara eshte nje nga me te njohurat italiane ne te gjithe boten. Mesoni se si ta gatuani…
Përbërësit për katër persona:
400 g spageti, 100 g pançetë e tymosur, 4 vezë, 50 g djathë kaçkavall , 50 g djathë deleje, 60 g gjalpë, kripë dhe piper
Përgatitja:
- Në një tas thyeni vezët dhe rrihini bashkë me djathin kaçkavall dhe djathin e deles. Hidhini kripë e piper.
- Priteni pançetën ne shirita të hollë dhe skuqini në tigan me gjalpë.
- Ziejini makaronat në ujë me kripë dhe më pas kullojini. Hidhini në një tigan dhe lërini edhe për dy minuta të tjerë pasi të keni shtuar pançetën dhe vezët.
- Lërini sa të mpiksen dhe më pas servirini.