Ndonjehere nje rizoto e gatuar mire, eshte nje pjate qe te nxjerr faqebardhe para miqve. Kjo pjate eshte shume e thjeshte per t’u gatuar, por vlerat e saj shtohen nga kjo perime e vogel dhe e shendetshme: shpargulli (ose asparagu).
- Veshiresia: e lehte
- Pergatitja: 15 minuta
- Gatimi: 20 minuta
Perberesit per 4 persona:
- 350 gr oriz per rizoto
- 500 gr shparguj te fresket
- 70 gr gjalpe
- 2 luge vaj ulliri
- ½ qepe
- leng perimesh
- djathe parmigiano reggiano i grire
Menyra e pergatitjes (hap pas hapi):

- Si fillim ziejme per 10 minuta shpargujt ne uje me kripe. Nderkohe grijme qepen.

- Pasi te jene ziere shpargujt, i ndajme vec majat, ndersa kembet ja presim ne rondele te vogla.
- Shkrini 15 gr gjalpe ne nje tigan dhe kaverdisni ne te majat e shpargujve per 5 minuta qe te marrin shije.

- Ne nje tenxhere shkrijme 30 gr gjalpe dhe 2 luge vaj ulliri dhe zbutim qepen. Me pas shtojme edhe orizin dhe e skuqim lehte.

- Shtojme rondelet e shpargujve dhe me pas e njomim me dy garuzhde leng perimesh te nxehte.
- Vazhdoni gatuani orizin aq sa e ka te nevojshme (zakonisht 15 minuta) duke i shtuar leng perimesh sa here qe orizi e perthith lengun.

- Rregullojeni me kripe dhe me pas shtoni majat e shpargujve duke e perzier me kujdes.
- Shtoni gjalpin e mbetur dhe djathin e grire. Perziejini me kujdes. Fikni zjarrin.
- Mbulojeni me kapak dhe lereni te pushoje per 5 minuta para se ta sherbeni.
