Si te pergatisim leng perimesh

Lengu i perimeve eshte nje perberes baze per pergatitjen e shume recetave. Eshte vecanerisht e pershtatshme per te gatuar orizin, makaronat dhe supat. Nese pergatisni me sasi te bollshme, mund ta ruani ne ngrirje, te ndare ne pjese te ndryshme. Keshtu mund ta perdorni kur t’ju nevojitet.

Perberesit baze jane selino, karote dhe qepe, por sipas deshires mund t’i shtoni edhe perime te tjera si, domate, kunguj e patate.

Perberesit per 2 racione:

  •  1 liter uje
  •  1/2 qepe 
  •  1 patate e vogel
  •  1 karote
  •  1 dege selino
  •  1 domate
  • kripe
  •  Koha e pergatitjes: 10 min
  •  Koha e gatimit: 30 min

Pergtitja:

  • Lani dhe pastroni perimet. Qeroni pataten, qepen dhe karoten. Hiqini lekuren edhe domates.
  • Shtoni ujin e ftohte ne nje tenxhere, shtoni perimet e prera, kriposni dhe hidhini pak vaj ulliri.
  • Ziejini per 30 minuta te mbuluar me kapak, me zjarr te ulet.
  • Lereni te ftohet dhe me pas kullojeni. Perdoreni lengun per gatimet tuaja.