Sallatë me patate të ëmbla

Nje sallate e mrekullueshme, dhe nese nuk e keni provuar akoma, ju sugjerojme ta pergatisni sa me pare. Do kthehet ne nje nga pjatat tuaja te preferuara

Përbërësit:

  • 4 patate të ëmbla
  • lëng limoni.
  • lugë vaj ulliri.
  • 1 lugë hudhra të shtypura
  • majadanoz të grirë.
  • ½ luge piper të kuq ne fleteza

Menyra e pergatitjes:

  • Qeroni dhe pritini patatet në katrorë të vegjël.
  • Mund t’i piqni ne furre me pak vaj ulliri ne 220 grade C per 20 minuta, ose mund t’i zieni.
  • Nderkohe ne nje tas sallate perzieni 3 luge vaj ulliri me lengun e limonit, hudhren, majdanozin dhe piperin e kuq.
  • Shtoni patatet e pjekura (ose te ziera) dhe i përzieni me pjesën tjetër të përbërësve dhe i servirni.
  • Keshillohet te konsumohet e ngrohte.

Keshilla:

Mund te shtoni ne sallate edhe perberes te tjere, si psh, lengun e nje portokalli dhe lekuren e tij, xhenxhefil i grire, boronica te kuqe…

Start typing and press Enter to search