Robert De Niro: Djali im autik ndryshoi brenda natës nga vaksina e fruth-rubeolës

Robert De Niro ka nje djale 18 vjecar me autizem. Per kete kishte ne plan te bente publik nje film qe tregon lidhjen mes autizmit dhe vaksines se fruth-rubeoles qe u injektohet femijeve te moshes 1 vjecare. Por tani ka ndryshuar mendim…

De Niro deklaroi para pak ditesh se do të heqë nga festivali i Tribeca-s një film kontrovers për këtë vaksinë. De Niro, që ka themeluar këtë festival të filmit, deklaroi se filmi i doktorit britanik, Andrew Wakefield “Vaxxed” nuk i kontribuon diskutimeve për lidhjen mes vaksinës dhe autizmit. Wakefield ka kryer një studim, ku pretendon se ka një lidhje mes vaksinave dhe shtimit të rasteve të autizmit. Por pretendimet e tij nuk janë mbështetur në asnjë rast nga shkenca. Per kete aktori ka vendosur ta heqe filmin nga Festivali.

Megjithatë ekziston një teori konspirative, e cila thekson se kompanitë e mëdha farmaceutike po e mbajnë të fshehtë këtë fakt.

De Niro, ka folur për vendimin e tij për të hequr filmin nga festivali. Aktori i njohur, që ka vetë një fëmijë autik, tha se i vjen keq për vendimin që ka marrë. “Unë thjesht doja që njerëzit të shohin filmin dhe të vendosin vetë,” tha 72-vjeçari gjatë një interviste. “Le të gjejmë të vërtetën. Thjesht të gjejmë të vërtetën”.

Aktori ka një djalë 18-vjeçar me autizëm. “Ka shumë gjëra që nuk janë thënë. Por askush nuk do të flasë për këtë. Unë nuk jam kundër vaksinave, por jam pro vaksinave të sigurta. Ka shumë debat për këtë çështje. Kjo për shkak se ka shumë njerëz që thonë se fëmija e tyre ka ndryshuar brenda natës pas vaksinës. Gruaja ime më thotë se kështu ka ndodhur edhe me djalin tim. Unë nuk e mbaj mend, por fëmija im është autik. Unë, si prind i një fëmije me autizëm jam i shqetësuar dhe dua të di të vërtetën”. – ka thene aktori.

femra-moderne.com