Roza Gold, apo floriri ne nuancen e rozes eshte kthyer ne nje nga ngjyrat me moderne, te cilen po e shohim kudo
Kjo nuancë e pazakonte e rozës duket se i ka kapërcyer kufijtë e modës dhe bizhuterive, ajo gjendet kudo.
Po perse është kaq popullore?
6 S-ja u bë një prej telefonave më popullore të kompanisë dhe 40% e porosive rezultuan për modelin Rozë-Gold.
Apple-I, praktikisht e rrënjosi këtë ngjyre në ndërgjegjen e konsumatorit. Por ajo kishte ekzistuar shume kohe përpara se të përzgjidhej për telefonin e famshëm celular.
Majat e suksesit i mbërriti fillimisht në 2012-tën, kur gjeti një vend të zgjeruar tek bizhuteritë e pas kësaj, nisi te mbushte pasarelat e dizajnerave të famshëm si Roberto Cavalli apo Jimmy Cho.
Në panairin e orendive, të çelur në Milano prillin e këtij viti, më i madhi i mobilimit në botë, “Roza Gold” ishte ngjyra mbizotëruese e kuzhinave te ekspozuara për publikun.