Rrushi i thate, me vlera te larta per mireqenien dhe shendetit

Përfitimet shëndetësore të rrushit të thatë

1. Burim i shpejtë energjie

Duke shërbyer si një burim karbohidratesh me 29 gram sheqer natyror, rrushi i thatë eshtë një burim i rëndësishëm i shpejtë energjie.

2. Lehtëson kapsllëkun

Përmbajtja e larte e fibrave që gjendet në rrush të thatë mund të kontribuojë në marrjen e sasise se rekomanduar ditore (25 gramë në ditë për femrat dhe 38 gramë për meshkujt), të cilat mund të lehtësojnë kapsllëkun dhe të promovojnë punen e rregullt te zorrëve.

3. Mirëmbajtja e dendësisë kockore

Rrushi i thatë furnizon me kalcium, një mineral i rëndësishëm për ruajtjen e densitetit të kockave dhe fuqisë. Dhe, duke pasur parasysh kalciumin e gjetur kryesisht në qumësht dhe produkte të qumështit, të hahet rrush të thatë është veçanërisht e vlefshme për individët qe kane intolerancë ndaj laktozes, një alergji ndaj qumështit.

4. Normalizon hipertensionin

Përmbajtja e kaliumit dhe magnezit në rrushin e thate mund të ulë hipertensionin. Mbajtja e presionit të gjakut nën kontroll mund të ule rrezikun e problemeve më serioze të zemrës, duke përfshirë edhe atakun.

5. Ul rrezikun e prekjes nga kanceri

Rrushi i thatë ka sasi të perqendruar të përbëresve fenolike, duke përfshirë acidin kinik, acid gallik, acidet chlorogenic dhe caffeic. Komponime të tilla sugjerohen jo vetëm për të luftuar kancerin, por sugjerohet edhe si një alternativë e mundshme trajtimi.

6. Furnizon me hekur

Hekuri gjendet kryesisht në mishin e kuq, megjithëse rrushi i thatë e ofron kete mineral te pastër. Individët që ndjekin një mënyrë jetese vegjetariane ose vegan janë në rrezik më të madh të mungesës së hekurit, gjë që mund të çojë në probleme më serioze të anemisë. Rrush i thatë mund të furnizojë me hekur cdo individ, duke eliminuar ose thjesht duke zvogëluar konsumin e mishit.

femra-moderne.com