Sa kohë rezistojnë ilaçet?

Në shtëpi pothuajse të gjithë kanë një dollap ku vendosin ilaçet. Eshtë mirë që të keni ndonjë ilaç për një dhembje të papritur dhëmbësh ose për të mjekuar ndonjë plagë ose pickimin e ndonjë insekti. Shurupët, pomadat, ilaçet duhen ruajtur mirë dhe gjithmonë duhet të shikoni afatin e skadimit.

Nga se varet koha e ruajtjes

Kohëzgjatja e një ilaçi varet nga tre faktorë.

1.  Nga përmbajtja 

  • Nëse bëhet fjalë për preparate me bazë peptidesh, si ato që përdoren kundër osteoporozës, kohëzgjatja është shumë e kufizuar.
  • Por nëse bëhet fjalë për vitamina ose antibiotikë, mund të flasim për një kohëzgjatje mesatare, por edhe në këtë rast s’mund të flasim për të gjitha ilaçet.
  • Vitamina C, për shembull, në pluhur ka një qëndrueshmëri shumë të kufizuar.
  • Ilaçet që rezistojnë më shumë janë ato me bazë kortizoni.

2.  Nga formula 

  • Ilaçet janë të disponueshme në formula të ndryshme: me pika, supostë, tableta e kështu me radhë.
  • Formula ndikon ndjeshëm mbi ruajtjen e ilaçit.

3.  Nga mënyra se si ruhet 

  • Çdo mjekim ka të shkruar mbi paketim udhëzimin se si duhet ruajtur dhe, megjithatë, farmacistët janë gjithmonë të gatshëm për të dhënë informacionet e nevojshme.
  • Për shembull, të gjitha ilaçet me bazë insuline duhen mbajtur në frigorifer, në repartin e perimeve.
  • Përsa u përket atyre me bazë vitamine, nëse janë në tableta mund të ruhen në temperaturën e ambientit, por nëse janë ampula të injektueshme, duhen futur në frigorifer.
  • Në përgjithësi, ilaçet duhet të mbahen larg burimeve të nxehtësisë, në vende të thata.
  • Temperatura mund të jetë:
    • -nën 25 gradë celcius;
    • -midis +2 gradë dhe +8 gradë celcius.

Afati i skadimit

Skadimi varion nga dy vjet nga data e përgatitjes së ilaçit deri në 5 vjet.

  • Ekziston një metodë specifike për të përcaktuar datën e skadimit.
  • Eshtë e ashtuquajtura metoda e qëndrueshmërisë, që qëndron në lënien e ilaçeve në një ambient ku temperatura i kalon 40 gradë celcius dhe thatësira ka një përqindje më të lartë se 75. Në këtë mënyrë, “përshpejtohen” mekanizmat që e degradojnë mjekimin. Më pas rezultatet që arrihen krahasohen me disa tabela referuese.
  • Kështu arrihet një datë udhëzuese e skadimit, të së cilës, në kushte normale, ilaçi do ta ketë humbur efektshmërinë e tij.

Po pas asaj date?

Çfarë shkakton marrja e një ilaçi të skaduar? Përgjigjia nuk i takon aq shumë datës së skadimit, sesa kushteve në të cilat është ruajtur ilaçi.

 Nëse ilaçi është ruajtur mirë 

  • Nëse keni marrë ilaçe pas afatit të skadimit që shkruhet te paketimi, nuk ju ndodh asgjë nëse ai është ruajtur mirë.
  • As nuk mendohet që një ditë përpara skadimit ilaçi të jetë shumë i dobishëm dhe të nesërmen të bëhet menjëherë helmues.
  • Të gjitha ilaçet e humbasin gradualisht efektshmërinë e tyre, derisa bëhen krejt të padobishme. Pra, marrja e tyre nuk sjell asnjë dëm por edhe asnjë përmirësim.

 Nëse ilaçi është ruajtur keq 

  • Tjetër gjë është kur bëhet fjalë për ilaçe që janë hapur prej kohësh ose që janë ruajtur keq.
  • Shumë prej tyre mund të jenë prekur nga mikrobet dhe bakteret.
  • Pra, marrja e tyre është e dëmshme sepse mund të shkaktojë një sërë infeksionesh.

Mbetet një dyshim

Që të mos ju kanoset asnjë rrezik, mirë është të mos merrni asnjë ilaç të skaduar, edhe pse prej pak kohësh.

Plehra të veçanta
Ilaçet e skaduara, duke qenë substanca kimike organike, janë shumë ndotëse për ambientin. Prandaj nuk duhet të hidhen asnjëherë me plehrat e tjera, por duhet të hidhen në kosha të veçantë.

Këshilla të nevojshme

Ja disa rregulla të përgjithshme, që duhet të ndiqen për të shmangur gabimet tipike:

  1. Ruani ilaçet në kutitë origjinale bashkë me fletën udhëzuese.
  2. Përdorni një dollap të veçantë që të jetë i errët dhe i thatë.
  3. Mbajini ilaçet larg nga dielli dhe nga kaloriferët. Në veçanti, nuk duhet t’i merrni në plazh, as t’i lini në kruskotën e makinës, edhe pse në hije.
  4. Shurupi, koliri dhe pomada, me t’u hapur, duhen mbyllur me kujdes që të mos i lini në kontakt me ambientin e jashtëm.
  5. Mbajini mjekimet larg fëmijëve që, pa qëllim, mund t’i gëlltisin.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search