Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon, është një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare.
Plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir, plazhi i pasqyrave, i Ksamilit, etj, ofrojnë për turistët vendas e të huaj pushime verore mbresëlënëse.
I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëra vjeçare.
Në një artikull të botuar nga revista italiane Donna Moderna, Saranda renditet ndër 10 qytetet europiane, destinacione të verës 2018.
- Saranda, Shqipëri; rriten prenotimet për këtë vend të mrekullueshëm me diell dhe det. Më mirë të përfitoni shpejt, para se të përfundojnë rezervimet.
- Seviglia, Spanjë, dinamike dhe në evolucion, historike.
- Liqeni Lecerna, Zvicër: një perlë e vërtetë e vendosur mes katër kantoneve.
- Republika baltike (Estonia, Letonia Lituania); një itinerar i mahnitshëm (dhe low cost) mes arkitekturës, gastronomisë dhe kulturës.
- Tbilisi, Gjerogji: një vend që shikon drejt së ardhmes me vetëdijen e traditave të tij.
- Danzica, Poloni; për t’u zbuluar për bregdetin e saj të mrekullueshëm.
- La Valletta, Malta: kryeqytet i kulturës 2018! Gati për festivalin, bienalen e artit, muzikën, por mbi të gjitha diell dhe det.
- Alip Giulie, Slloveni: një parajsë për të apasionuarit pas natyrës në një cep të Europës.
- Porto, Portugali; qendër dinamike artistike, kulturale dhe kulinare, me çmime (akoma) të arsyeshme.
- Matera, Basilicata Itali; New York Times e cilëson “një nga sekretet e ruajtura më mirë të Italisë”.