Shëndeti që vjen nga deti

Ujë. Por edhe diell, rërë dhe ajër i pasur me oksigjen. Falë tyre bregdetet shndërrohen në qendra të vërteta mirëqenieje

Pushimet në det rigjenerojë trupin dhe shpirtin. Të shkosh në det është si të kthehesh në origjinë. Analogjia midis ndërtimit kimik të ujit të detit dhe plazmës sonë, sugjeron që jeta e ka patur origjinën pikërisht nga dallgët. Merita nuk është vetëm e ujit, rëndësi të madhe ka edhe dielli, rëra dhe ajri. Veprimi i kombinuar mes tyre ka efekte pozitive në të gjithë organizmin. Sidomos për sëmundjet si artroza, osteoporoza, psoriaza ose për probleme të qarkullimit apo të frymëmarrjes. Përveç të tjerash, pushimet në det janë të dobishme edhe për të parandaluar ftohjet, rrufën dhe dhembjet e fytit në dimër. Gjithashtu ndihmon shumë edhe në dobësim, sepse klima e detit vepron te metabolizmi duke e përshpejtuar atë. Për t’i shfrytëzuar më së miri pushimet në det duhet të rrini sa më shumë në ajër të pastër duke kombinuar qetësinë dhe aktivitetin fizik, sidomos notin. Dhe regjimit tuaj ushqimor shtojini shumë peshk.

Përfitimet e ujit

Body of Water

Karakteristika kryesore e ujit të detit është kripësia. Në varësi të vendndo-dhjes mund të ndryshojë përqëndrimi dhe lloji i kripës, por efektet pozitive të banjave të detit janë të njëjtat. Uji i detit është përbërësi më i rëndësishëm i klimës së detit. Karakteristikat thelbësore janë rezervat e nxehtësisë që kushtëzojnë temperaturën bregdetare duke e zbutur klimën dhe kripësia që ka një efekt pastrues dhe antibakteror në lëkurë. Përveç të tjerash përqëndrimi i kripërave në ujë ka një efekt drenazhues. Ata që kanë probleme me qarkullimin, sidomos në gjymtyrët e poshtme, duhet të bëjnë shëtitjen klasike bregut të detit, por duke patur parasysh disa gjëra. Shmangni orët më të nxehta të ditës dhe futuni deri në bel që të mos prekeni nga reflekset e diellit dhe në të njëjtën kohë shfrytëzoni masazhin e ujit në të gjithë këmbën.

Nën rrezet e diellit

Back view photo of six girls wearing swimsuit sitting on white sand

Rrezet e diellit janë një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i klimës bregdetare. Nxehtësia dhe drita kanë një efekt pozitiv në sistemin nervor dhe në atë endokrin. Në veçanti, ndriçimi shkakton shtimin e rruazave të kuqe dhe ul gliceminë. Gjithashtu zhvillon një funksion të rëndësishëm në aktivizimin e vitaminës D, që shërben për të fiksuar kalciumin në kocka. Dhe kjo nuk është e gjitha. Dielli në vendet bregdetare ka fuqi të thjeshtojë shkëmbimet metabolike dhe favorizon rezultatet e dietave dobësuese. Dielli është një faktor i përgjithshëm i shëndetit, por duhet të ekspozoheni në rrezet e tij me zgjuarsi që të shmangni problemet si djegiet e lëkurës, eritemat e deri tek tumoret e lëkurës. Pra shmangni orët më të nxehta dhe përdorni mbrojtës të përshtatshëm për llojin e lëkurës suaj.

Plazhi dhe rëra

Footprints in Beach

Karakteristika që e bën rërën të veçantë është aftësia për të mbajtur nxehtësinë. Banjat e rërës janë një praktikë mjekësore që konsistojnë të shtriheni në një gropë dhe të mbuloheni me rërë për 5-20 minuta. Në këtë mënyrë arrihen temperatura shumë të larta që janë të dobishme për kurimin e traumave, artrozës dhe patologjive të tjera malcuese. Kjo praktikë duhet të kryhet nën kontrollin mjekësor, por nëse vuani nga tensioni i ulët dhe keni probleme me zemrën duhet t’i shmangni absolutisht.

Oksigjen i pastër

People Swimming at the Beach

Ajri i detit është i pasur me oksigjen sidomos në zonat bregdetare. Kjo për dy arsye: nga njëra anë sepse lëvizja e dallgëve që vijnë në vijën e pluskimit ose përplasen te shkëmbinjtë çlirojnë oksigjen, nga ana tjetër sepse përthith anhidrid karbonik duke kontribuar në normalizimin e pranisë së tij në atmosferë. Uji i detit është i pasur me të gjitha kripërat e pranishme në ujë si jod, krom dhe brom. Prania e këtyre të fundit ndihmon në parandalimin dhe kurimin e problemeve në aparatin e frymëmarrjes dhe në të qenët më rezistent ndaj rrufës dhe dhembjeve të fytit në stinën e dimrit.

Fotot: pexels