Shenjat Kur Trupit i Mungon Proteina – Ushqimet ku gjendet

Proteina është një ushqyes i një rëndësie thelbësore për organizmin. Proteina është e domosdoshme për muskujt. Ajo është energjia që i duhet qelizave dhe indeve. Pa proteinë nuk ka shëndet as jetëgjatësi.

Çfarë është proteina

  • Bëhet fjalë për amino acide, molekula të rëndësishme që përftohen nga ushqimi, sidomos ai me burim shtazor si mishi, vezët, vezët me Omega 3, produktet e bulmetit dhe peshku.
  • Proteina gjendet edhe në produkte me bazë bimore si arrorët, farat dhe bishtajoret.
  • Ushqimet me proteinë parandalojnë mbipeshën por jo vetëm kaq.
  • Pa proteinë dhe amino acide trupi dhe truri vuajnë, nivelet e sheqerit në gjak rriten e ulen pa kriter ndërkohë që kujtesa zbehet. Thënë troç, pa proteinë njeriu nuk do të ekzistonte dot.

Sa proteinë të duhet?

Nëse një i rritur peshon 60 kg atëherë ka nevojë për të paktën 30 gramë proteinë në ditë. Lexoni ketu sa jane nevojat tuaja ditore per proteine, ne baze te peshes tuaj trupore.

Shenjat e Mungesës së Proteinës

  • Nëse keni neps të vazhdueshëm për ushqime të shpejta mes vakteve atëherë nuk po merrni mjaftueshëm proteinë ose po merrni shumë karbohidrate.
  • Problemet me trurin. Keni dëgjuar për termin ‘mjegullnajë e trurit’? Bëhet fjalë për probleme të thella, vështirësi në përqendrim, mendim apo detyrat më të thjeshta.
  • Mungesa e proteinës ul nivelet e transmetuesve nervorë si dopamine, epineprina, norepineprina dhe serotonina të cilat prodhohen në tru dhe ndihmojnë në funksionet bazë.
  • Probleme me gjumin. 
  • Kolesterol i lartë. Pa proteinë nuk do të ndiheni kurrë të kënaqur apo të ngopur.
  • Mangësia në proteina dobëson zemrën dhe shkakton sëmundje të tjera kardiovaskulare vdekjeprurëse.
  • Ju bien flokët. 
  • Çrregullime të ciklit menstrual. Inflamacioni, lodhja  dhe pesha shpërqendrojnë ekuilibrat e hormoneve femërore të cilat janë thelbësore për një cikël të rregullt menstrual.
  • Sëmureni shpesh. Nëse sëmureni shpesh, duhet të dini që keni një sistem imunitar të dobët.
  • Mungesa e proteinave shkakton edhe këputje dhe çarje të thonjve.
  • Kocka të dobëta. Studimet konfirmojnë se sa më pak proteinë të merrni, aq më të dobëta do të jenë kockat tuaja.

Ushqimet më të mira me proteinë

  • Konsumoni fara si ato të linit, chias dhe arra e bajame.
  • Përfshini në vaktet tuaja bishtajoret dhe mish të bagëtive të ushqyera me bar, apo vezë dhe peshq të thellësive.

femra-moderne.com