Rozmarina eshtë nje bime mjaft e njohur, e cila ka ndihmuar ne sherimin e shume semundjeve. Ajo gjen perdorim kudo. Perveç maskes per floke te shendetshem, ate mund ta perdorim edhe per trupin tone.
Kjo bime jo vetëm qe ka nje shije te mire kur perdoret ne kulinari, sic jane pula dhe qengji me rozmarine, per te aromatizuar buken, etj., por gjithashtu eshte nje burim i mire hekuri, kalciumi dhe vitamine B6. Zakonisht perdoret si një bimë e thate ose si ekstrakt, ndersa ne caj mund te perdoret edhe e fresket, edhe e thate.
- Rozmarina eshte e pasur me antioksidante dhe veti anti-inflamatore, permireson tretjen, forcon kujtesën dhe perqëndrimin, parandalon plakjen e trurit si dhe mbron syte.
- Rozmarina lufton bakteriet, nxit qarkullimin e gjakut, ndihmon ne parandalimin e helmimit te melçise dhe posedon disa vecori antikancerogjene. Jo vetem kaq, pasi ajo ka efekt ne sherimin e dhimbjes se kokes, ndikon te mjekimi i ngritjes dhe uljes se tensionit, si dhe qarkullimin e gjakut dhe kontraksioneve menstruale, migrenen, astmen.
- Rozmarina njihet si stimulues i rritjes se flokeve, sikunder eshte një mjet i mire natyral per trajtimin e zbokthit.
https://femra-moderne.com/lani-koken-me-kete-caj-bimor-dhe-shpetoni-nga-renia-e-flokeve/