Studiues amerikanë dhe britanikë zbuluan rastësisht një enzimë në gjendje të shkatërrojë plastikën, çka mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemit botëror lidhur me këtë lloj ndotjeje.
Më shumë se tetë milionë tonë plastikë derdhen në oqeanet e planetit çdo vit, duke rritur shqetësimet mbi helmimin që shkakton ky nënprodukt i naftës dhe mbi impaktin që ka në lidhje me shëndetin e gjeneratave të ardhshme si dhe të mjedisit.
Pavarësisht përpjekjeve për riciklim, shumica e këtyre plastikave mund të rezistojë për qindra vite. Për këtë arsye shkencëtarët po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’i eleminuar më mirë.
Shkencëtarët e universitetit britanik të Portsmuthit dhe të laboratorit kombëtar të energjive të rinovueshme të Ministrisë Amerikane të Energjisë kanë përqëndruar përpjekjet e tyre mbi një bakterie të zbuluar në Japoni para disa vitesh, që quhet “Ideonella sakaiensis”.
Ajo ushqehet vetëm me një lloji plastiku, polietileni tereftalat (PET) që është pjesë përbërëse e shumë shisheve plastike.
Studiuesit japonezë mendojnë se kjo baktere është evoluar kohët e fundit në një qendër riciklimi, sepse plastika është shpikur vetëm në vitet 1940.
https://femra-moderne.com/kujdes-lexo-shenjat-e-shisheve-plastike/
Objektivi i ekipit amerikano-britanik ishte që të kuptonte funksionimin e një prej enzimave të saj që quhet “PETase”, duke zbuluar strukturën e saj. Por, ata shkuan pak më larg duke krijuar aksidentalisht një enzimë që është edhe më efikase për të shpërbërë plastikën PET, sipas përfundimeve të publikuara nga Akademia Amerikane e Shkencave (PNAS).