Muaji maj është ideal për të shijuar kumbulla shahine.
Mund t’i gjejme lehtesisht në çdo cep të Shqipërisë dhe gjenden me çmime mjaft të lira. Prandaj shfrytezojini per te pergatitur kete shurup te vecante:
Përbërësit
- 1 kg kumbulla shahine
- 1 kg sheqer të errët
- 1 kavanoz qelqi ose një enë të madhe mjaftueshëm sa për të përballuar kumbullat dhe sheqerin
Mënyra e përgatitjes
- Lajini dhe kullojini kumbullat. Lërini të thahen plotësisht për disa orë. Nëse dëshironi mund t’i shpërndani në një tepsi dhe t’i thani natyralisht. Gjatë tharjes, pastroni mirë kumbullat nga bishtat ose gjethet e mbetura. Heqja e bishtave nuk është e detyrueshme, por në fund të procesit, ato do të lundrojnë në sipërfaqe dhe do të duhet ta kulloni shurupin për t’i hequr ato. Për më tepër, bishtat rrisin gjasat e formimit të mykut në shurup.
- Hidhni kumbullat e kalbura sepse ato do të prishin shurupin.
- Sterilizojeni kavanozin e qelqit duke e pastruar me ujë të valuar ose alkool.
- Hidhni sheqerin dhe kumbullat në shtresa dhe në sasi të barabarta. Sheqeri duhet të hidhet mjaftushëm sa të krijojë një shtresë të hollë sipër kumbullave.
- Mbulojeni kavanozin me kapak dhe lëreni në një vend të freskët për 90 ditë. Gjatë këtyre ditëve, përzijeni shurupin çdo dy ditë për rreth 7-10 ditë. Në këtë mënyrë, sheqeri do të shkrihet tërësisht në lëngun e kumbullës. Përzierja duhet të vazhdojë herë pas here në harkun kohor të 80 ditëve. Nëse vini re se kumbullat në sipërfaqe kanë marrë një ngjyrë të ndryshme ose njolla të bardha, përzijeni shurupin mirë. Sekreti i shurupit të mirë të kumbullës qëndron tek sasia e barabartë e frutave me sheqerin, por në varësi të madhësisë dhe lëngut të kumbullave ju mund ta ndryshoni recetën në 1 kg kumbulla me 1.5 kg sheqer.
Pse ben mire?
• Kumbullat shahine ndihmojnë sekretimin e gjendrave të gojës dhe enzimave të tretjes duke përmirësuar të gjithë procesin në tërësi.
Vlerat shendetesore te kumbullave
• Shurupi i kumbullës shkatërron bakteret e dëmshme dhe ndihmon kundër diaresë duke përmirësuar funksionin normal të zorrëve. Pirja e shurupit të kumbullave me ujin përmirëson ndjeshëm tretjen, sidomos pasi e keni tepruar me të ngrënit, forcon imunitetin dhe jep energji të madhe për organizmin.