Shurup pjeshkesh me mente dhe xhenxhefil

Nje embelsire freskuese per ditet verore. Ndryshe do ta quanim supe te embel me pjeshke.

  • Përgatitja: 20 minuta
  • Gatimi: 10 minuta
  • Pushimi: 2 orë

Përbërësit për 6 persona:

  • 6 pjeshkë të verdha të mëdha;
  • 6 kërcej menteje;
  • 1 copë xhenxhefil i freskët;
  • 10 kokrra piper i zi;
  • 60 g sheqer pluhur;
  • 2 rrënjë karafili.

Menyra e pergatitjes:

  • Qëroni dhe grini xhenxhefilin. Shtoni kokrrat e piperit, rrënjët e karafilit dhe sheqerin pluhur. Hishni 30 cl ujë. Valojini dhe ziejini edhe për 5 minuta. Jashtë zjarrit, shtoni 3 degeza menteje. Mbulojini dhe lërini në infuzion për 3 minuta, pastaj hiqni menten.
  • Kaloni në ujë të valuar pjeshkët, për t’i qëruar më lehtë. Ndajini përgjysmë. Hiquni bërthamën dhe pritini në thela të mëdha. Shtojini në tenxhere.
  • Rivendoseni tenxheren në zjarr të ulët dhe lërini të ziejnë për 2 minuta. Hiqini me qepshe kullesë. Ndajini nëpër tasa.
  • Zieni akoma dhe shterojeni lëngun, derisa të bëhet si shurup. Hidheni mbi pjeshkë. Lërini të ftohen, pastaj ruajini në frigorifer minimumi 2 orë.
  • Në momentin e fundit, hidhuni sipër gjethet e mbetura të mentes, të grira hollë.
  • Shijojeni të freskët.

Këshillë: parfumi i mentes është shumë i fortë: mos e lini shumë në infuzion. Duhet të dini gjithashtu që gjethet e freskëta duhen grirë në momentin e fundit, sepse e hidhërojnë ëmbëlsirën.