Si dhe per cfare ta perdorni hudhren mbi floke

Hudhren mund ta perdorni per te rritur floket, per te hequr thinjat, per te forcuar rrenjen apo per te trajtuar problemet e lekures se kokes

5 te mira qe hudhra i dhuron flokeve

  1. Hudhra është e shkëlqyer për rritjen e flokëve.
  2. Ndihmon në zvogëlimin e rënies së flokëve dhe nxit rigjenerimin e flokëve të ri.
  3. Largon toksinat e dëmshme nga koka, rrit cilësinë e flokëve dhe përforcon rrënjët.
  4. Hudhra ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës, e cila redukton rënien e flokëve dhe stimulon rritjen e flokëve.
  5. Hudhra gjithashtu ka veti anti-bakteriale dhe anti-fungale që ndihmojnë në trajtimin e zbokthit.

Si ta perdorim hudhren per floket

  • Mënyra më e thjeshtë për të përdorur hudhrën në flokët tuaj është që në shampon tuaj të shtoni dy thelpinj hudhër dhe një karafil (për të hequr erën e hudhrës).
  • Shampon me hudhër nuk duhet ta përdorni më shumë se dy herë në muaj.
  • Në shampon tuaj mund të hudhni edhe mjaltë, sepse mjalti ju ndihmon për shkëlqimin e flokëve.

Për të reduktuar rënien e flokëve

  • Kunder renies se flokeve mjafton të përdroni hudhër, vaj ulliri dhe karafil. Të tre përbërësit i vendosni në një enë dhe i lini të qëndrojnë për 1 javë. Pas një jave, masazhoni kokën me lëngun e fituar dhe pas një ore lani flokët.
  • Përdoreni këtë vaj dy herë në javë.

Hudhra kunder thinjave

Për të shmangur thinjat, mjafton të ngrohni pak vaj kokosi, t’i shtoni 3-5 thelpinj hudhër dhe piper të zi te sapobluar. Lereni të ftohet, me pas përdoreni si maskë mbi flokët e lagur. Mbajeni 20 minuta dhe shpëlajeni, më pas vazhdoni me larjen e zakonshme të flokeve. Përsëriteni çdo javë, që t’i mbani thinjat larg.

femra-moderne.com