Sindroma pre-menstruale, apo dhembjet përpara ciklit, sjellin nje sere shqetesimesh fizike dhe psikologjike, qe zakonish zhduken me ardhjen e ciklit. Simptomat shfaqen me ndryshime te humorit, depresion, acarim, kriza nervash, shperthime qarjesh dhe dhimbje nga me te ndryshmet.
Përse ndodh
Ardhja e menstruacioneve mund të nxjerrë në dritë një lidhje jo të mirë me dimensionin femëror. Dikur, femrat e pranonin që për një herë në muaj mund të ishin më shumë nervoze dhe të brishta, ndërsa sot duan të jenë efikase 30 ditë në 30.
Çfarë mund të bëni
- Kërkojini mjekut një përbërës me vitaminë B, magnez dhe kalcium. Merrini 10 ditë përpara ciklit. Në tavolinë, pakësoni natriumin dhe shtoni konsumin e perimeve me veprim diuretik, si angjinare dhe shparguj. Hani bajame, që janë të pasura me magnez, dhe kajsi, të pasura me kalium.
- Kërkojini dikujt që t’ju masazhojë shpinën. Kërkojini shoqes suaj t’ju masazhojë zonën e ijeve dhe atë kërbishtore. Lëvizja duhet të jetë rrethore, e ngadaltë, në kahun orar. Një tjetër zonë që duhet trajtuar është ajo midis barkut dhe ijeve.
- Në tavolinë: pak natrium, dhe çokollatë. Si fillim, pakësoni sasinë e kripës. Duke ulur përmbajtjen e natriumit 7-10 ditë përpara ciklit, ulet mbajtja e ujit, fryrjet dhe si pasojë edhe shqetësimi. Kripën zëvendësojeni me barëra aromatike, shmangni sallamërat dhe ushqimet e konservuara. Për të luftuar acarimin, konsumoni qumësht, zarzavate, banane dhe nëse nuk keni probleme me linjën, hani disa pafka me çokollata.
- Me aromaterapinë: një banjë riekuilibruese. Vendosni në një tas 2-3 grushta kripë deti të zezë dhe përziejeni me 10 pika vaj esencial livando dhe 5 pika bar blete. Më pas përgatisni një banjë, hidhni brenda ujit (37 gradë) kripën dhe futuni për 15 minuta. Përsëriteni çdo mbrëmje përpara ciklit: ka një efekt qetësues dhe riekulibrues.
Si mund te lehtesojme siptomat pre-menstruale?
- Shmangni ushqimet e kripura, të konservuara, pijet alkoolike, substancat ngacmuese, dhe përdorni sa më shumë fruta, zarzavate, ushqime me bazë bulmeti dhe peshk.
- Keni kujdes me zilen e mëngjesit, pasi gjatë periudhës premenstruale është shumë acaruese.
- Një faktor tjetër që nuk duhet harruar është gjumi. Gjatë ciklit, femrat duhet të flenë 7 deri në 8 orë gjumë në ditë.
- Aktiviteti fizik mund te ndihmoje te ndihesh më mirë gjatë atyre ditëve. Ka nga ata që sugjerojnë të bësh joga, pasi të ndihmon të ulësh tensionet fizike.
- Në rastet kur simptomat nuk lehtesohen duke kontrolluar dietën dhe gjumin, këshillohen terapitë farmakologjike e ndonjëherë edhe ilaçet që jep psikologu.
- Anti-inflamatorët, që lehtësojnë dhimbjet, jane ilacet qe merren zakonisht ne keto raste. Në disa raste mund të ketë efekte të dobishme edhe marrja e magnezit. Te disa persona ky element është me pakicë dhe mund të ndihmojë në pakësimin e dhimbjeve. Në 10 për qind të rasteve jep efekt.
- Eshtë e këshillueshme të flisni me një doktor dhe më pas ai t‘ju këshillojë një kurë.
- Nese vuani jashte mase nga simptomat pre-menstruale, do t’ju ndihmonte mbajtja e një ditari, ku mund të shkruani simptomat e çdo muaji.Kështu, edhe mjekun mund ta ndihmoni për të krijuar një ide më të detajuar mbi situatën në fjalë.