Vlerat e kafese mund t’i perfitoni edhe per fytyren, trupin dhe floket
Kjo pije e thjeshte, e cila eshte nje burim energjie per ne, ka disa vlera edhe per bukurine. Pasi te keni pergatitur kafene tuaj, ruajini mbetjet e saj si baze per nje rutine te re bukurie, qe ka te beje me pergatitjen e maskave dhe scrub-eve 100% natyrale.
Fytyra, konturi i syve, trupi dhe floket do perfitojne me te mirat nga mledhja juaj e mbetjeve te kafese. Mblidhini mbetjet e kafese ne nje pjate dhe lerini qe te thahen. Mbidhini cdo here dhe pastaj ruajini ne nje tas qe mbyllet hermetikisht deri kur t’ju duhen per perdorim.
Maske per poshte syve
Shpesh na ndodh te zgjohemi me sy te enjtur. Per kete arsye nje maske me baze kafeje eshte ajo qe ju dueht per te kuruar shikimin tuaj para aplikimit te make-up.
Perberesit: nje luge mbetje kafeje, nje luge e vogel kos dhe nje limon.
Aplikimi: shtrydhni lengun e limonit dhe perziejeni me perberesit e tjere derisa te perfitoni nje krem homogjen. Lereni te pushoje ne frigorifer per 30 minuta. Aplikojeni kremin rreth syve dhe lereni te veproje per 10 minuta. Hiqeni me kujdes me ane te nje top pambuku.
Maske per zbutjen e lekures se fytyres
Nese keni ndjesine se lekura e fytyres tuaj nuk eshte shume e qete dhe homogjene, ka mundesi te keni nevoje per nje scrub te lehte. Therrmijat e mbetjeve te kafese jane perfekte per kete pune. Nuk e irritojne lekuren dhe nuk e heqin nxirjen.
Perberesit: mbetjete e kafese, vaj urriri
Aplikimi: perzieni mire perberesit derisa te perfitoni nje krem te lengshem. Perhapeni neper fytyre dhe qafe me majat e gishtave duke perseritur levizje rrethore me nje presion te lehte. Ne fund shpelajeni me kujdes me uje te vaket dhe fshijeni fytyren duke e tamponuar me nje peshqir te bute.
Anticelulit
Funksioni natyral drenazhues i kafeines eshte nje aleat shume i mire per lekuren tone. Kofsha, vithe, ije, mund te trajtohen shume mire me kete pergatitje.
Perberesit: mbetje te kafese, kafe e bluar, vaj ulliri
Aplikimi: perzieni perberesit derisa te perfitoni sasine dhe trashesine qe deshironi, duke patur parasysh qe, sa me e trashe te jete masa, aq me shume efekt do kete. Aplikojeni ne pjeset qe doni te trajtoni dhe masazhojeni per rreth 10 minuta. Me pas mbeshtillini zonat e trajtuara me qese transparente (ajo qe perdorin me kuzhine) dhe lereni kafene te veproje per 20 minuta. Per nje efekt super-forcues, shpelahuni me uje te ftohte akull.
Gjalleroni ngjyren e erret te flokeve
Nese floket ju duken te shuar dhe opake, ka ardhur momenti t’i trajtoni me nje maske per t’i dhene jete. Aftesite natyrale ngjyruese te kafese jane ideale per kete trajtim bukurie dhe aroma qe do ndjeni kur te shpelani floket do ta beje edhe me te pelqyeshem kete veper.
Perberesit: mbetjet e kafese, gjysme filxhani kafe.
Aplikimi: pasi te keni lare floket rregullisht me shampo dhe ta keni shpelare mire, thajini ne menyre delikate. Tani perhapni masen e pergatitur duke filluar nga maja e kokes duke masazhuar deri ne majat e flokeve. Lereni te veproje rreth 5 minuta dhe me pas shpelajeni mire.