Si te bejme jufka vete ne shtepi

Më poshtë do të gjeni një recetë të thjeshtë e të lehtë për gatimin e jufkave në shtëpi.

Përbërësit:

  • 7 të verdha veze
  • 1 vezë e plotë
  • 1 kg miell
  • Qumësht

Përgatitja:

  • Përzieni miellin me vezët dhe shtoni qumësht deri sa brumi të zihet siç duhet.
  • Qumështi duhet hedhur ngadalë për aq sa ka nevojë formimi i brumit.
  • Pasi brumi të jetë i njëtrajtshëm, futeni në një enë, mbështilleni me napë dhe lëreni të vijë për një orë.
  • Pasi brumi të ketë ardhur, filloni formoni kuleçë të vegjël.
  • Hapja e kuleçëve është një proçes që mund të bëhet më i lehtë duke përdorur niseshte.
  • Petat e hapura duhet të jenë të mëdha, në të njëjtat përmasa të tepsive.
  • Secila prej petave të hapura duhet vendosur mbi një copë të pastër për tu tharë.
  • Nuk duhet ta teproni me tharjen, sepse më pas prerja e shiritëve do të vështirësohet.
  • Pas tharjes, secila prej petave duhet rrumbullakosur si rulo dhe prerë hollë.
  • Fijet e formuara mund t’i shpurpurisni dhe t’i vendosni mbi copat e pastra e të mëdha për t’u tharë.
  • Pasi të jenë tharë plotësisht, jufkat duhen vendosur në qese ose kuti.
  • Jufkat mund t’i përgatisni shumë thjesht sipas recetave të ndryshme që përdoren për gatimin e makaronave.

Receta nga: AgroWeb

femra-moderne.com