Këpucët me taka janë aksesori më i preferueshëm i femrave. Nëse këpucët me taka nuk janë të rehatshme, ato do t’ju shkaktojnë dhimbje dhe probleme me kockat dhe shtyllën kurrizore.
Zgjidhni të vishni këpucë të rehatshme, në mënyrë që të parandaloni deformimin e këmbëve dhe problemet me shtyllën kurrizore. Gjatë ditës është e rekomandueshme të mbani këpucë të sheshta me pak gomë dhe jo taka të larta.
Përveç se takat e larta duhet të kenë platformë dhe këmba mos të rri pjerrët, ju duhet të vëreni dhe hapësirën midis thembrës së këpucës dhe tabanëve. Kjo hapësirë duhet të jetë 3 cm ose më shumë, asnjëherë më pak.