Simpatike, e bukur, e rrezikshme, shpesh vdekjeprurëse. Kur i vë syrin një mashkulli, le të shpëtojë kush të mundet! Por ekziston një mënyrë për ta njohur dhe neutralizuar.
Hajdute zemrash
Prishësja e çiftit nuk ka skrupuj. Britney Spears i mori Kevin Federline së shoqes që ishte shtatzënë me fëmijën e dytë. Julia Roberts kur ia vuri syrin Danny Moder vendosi: “Do ta marr”. Thuhet që këto janë të dashura dhe përdorin çdo mjet për të tërhequr vëmendjen e viktimës së tyre. Thuhet që Angelina lajkatohej si macet. Ç’mund të bënte Brad Pitt përpara një bombe të tillë? Pa marrë parasysh që Jolie kishte një tjetër letër në dorën e saj: Maddox-in e vogël. Të gjithë e dimë që ai ëndërronte të kishte shumë fëmijë. Dhe me kë takohet? Me djalin e saj.
Mendojmë për Brukun në serialin “Beautiful”, mbretëresha e kësaj kategorie: për të prekur zemrat e Foresterëve të ndryshëm me të cilët është martuar, në fillim është hequr si shoqja e tyre. Po Dianës kush ia prezantoi princin Karl? E dashura e tij, Kamila.
Nëse e njihni, shmangeni
Sikur ta kishte të shkruar në ballë! Të paktën ashtu do të njihej menjëherë. Por jo: prishësja e çiftit është një vajzë normale, e lezetshme dhe simpatike. Ka vetëm një defekt të tmerrshëm: synon gjithmonë meshkujt e lidhur! Ja disa udhëzime se si ta njihni dhe ta neutralizoni.
- Bën si shoqe e ngushtë: Prezantohet si shoqja më e ngushtë, ju merr në telefon, bëhet copash për ju dhe është gjithmonë e gatshme për çdo gjë. Ku qëndron problemi? Pak nga pak do të pushtojë hapësirat tuaja jetësore.
- E vogël dhe e brishtë: me partnerin tuaj bën rolin e së brishtës, e të pasigurtës që ka nevojë për mbrojtje. Nëse dëgjon shprehje të llojit “vetëm ti mund të më kuptosh”, ose “këtë do ta them vetëm ty”, hidhu në sulm.
- E kudogjindshme: ju telefonon në çastet më intime, ju mbyt me mesazhe të kota, pa arsye. Sa herë që doni pak intimitet, ajo është aty. Qëllimi i saj është t’ju prishë zakonet dhe komunikimin tuaj. Ngrini barrierat mbrojtëse!
- Eshtë bashkëpunëtore me partnerin tuaj: vetëm tek ai i ka sytë. E rrethon me fjalë të ëmbla dhe misterioze, të llojit “dua të të them diçka, por flasim më vonë…” Dhe faza e fundit: sulmoni! Nuk ka tolerancë.
Neutralizojeni kështu
Largojeni pa i dhënë asnjë shpjegim. Dhe përpiquni të rifitoni hapësirat tuaja. Nëse kohët e fundit rrinit shumë në shtëpi, bëhuni sërish misterioze në sytë e partnerit tuaj. Nëse tregohet i mirëkuptueshëm, flisni me të. Por shmangni skenat e xhelozisë apo akuzat: ka shumë mundësi që ai të mos e ketë kuptuar lojën e “shoqes” suaj.