Si të dukesh 10 vjet më e re

Keshilla se si mund te dukesh 10 vjet me e re. 

Përkujdesje për muskujt, zbukurime simpatike, prerje moderne… truke të vogla dhe mundësi të mëdha për ta rinuar veten pa vuajtur

Ndërrroni syzet

Pas 40 vjetësh është disi frekuente mbajtja e syzeve. Nëse ato janë démodé ose nuk ju përshtaten me fytyrën, me siguri do dukeni më e plakur. Konsiderojini syzet si një aksesor mode dhe ndërrojini ato shpesh. Së fundi, mendoni edhe për lentet e kontaktit.

Ndriçoni flokët tuaj

  • E rëndësishme është të kujdesesh përherë për flokët, modelin, pastërtinë dhe shkëlqimin e tyre.  Në të vërtetë, asgjë nuk mjafton për të modernizuar një flok tepër të zbehtë. Kujdes gjithsesi nga permanentet me shumë kaçurrela dhe shumë përpunime, nga kolorimet tepër të gjalla ose tepër të errëta. Me kalimin e viteve zakonisht rekomandohet të çelen flokët me një apo dy tone për të ëmbëlsuar fytyrën.
  • Mos hezitoni të dilni nga rutina. Nëse keni kohë të ngjyrosni flokët, pse të mos bëni një ndryshim nuancash? Në këto raste këshillohet të zgjidhni një ngjyrë disi më të çelët se baza juaj natyrale dhe të vazhdohet me pas me etapat  e tjera.

Largoni monotoninë

  • Tipare të lodhura dhe një lëkurë e tendosur ju tregojnë me të vjetër se sa rrudhat. Pikë së pari filloni të largoni qelizat e vdekura dhe oksigjenoni epidemën tuaj.
  • Bëni një banjo me vajëra esencialë qetësues, pastroni me kujdes fytyrën tuaj dhe vendosni për 2 minuta mbi një tas me ujë të valuar për të hapur poret. Masazhojeni fytyrën ngadalë dhe shpëlajeni.
  • Aplikoni një shtresë të trashë maske hidratuese ose anti-lodhje dhe më pas bëni një basnjo me ujë të ngrohtë. Më pas do ishte ideale një kompresë çaji mbi sy.
  • Nëse e bëni këtë gjë çdo javë, në fund të muajit lëkura juaj nuk do jetë më si më parë.
  • Provoni te pakten nje here ne jave edhe nje maske natyrale bukurie, te cilen mund ta beni vete ne shtepine tuaj. Maska natyrale bukurie: gjithçka që duhet të dini.

Portrait of a cute woman laughing

Rregulloni makijazhin

  • Nuk ja vlen barra qeranë të mbuloni rrudhat tuaja nën një shtresë krempudre të trashë. Përkundrazi, vini theksin mbi lehtësinë, harmoninë dhe qartësinë.
  • Nëse keni luajtur përherë me natyralen, kaloni tek ngjyrat për ta bërë më të qeshur fytyrën. Ngjyrat tepër të errëta ju vjetërojnë, përkundrazi, hijet dhe pudrat e lehta krijojnë përshtypjen e një pëlhure të lehtë mbi fytyrë. Për sytë dhe gojën përdorni ngjyrat e ëmbla, disi të thyera (kafe në të kuqe, bezhë, portokalli). Ndërsa në vend të rimelit dhe lapsave të zinj, preferoni kafin, grinë, apo blumarinin.
  • Përdorni një krempudër të lehtë dhe mos hezitoni të vendosni atë mbi sy dhe buzë.

Luani me qëndrueshmërinë

Nëse kremrat forcues kanë një veprim efikas, bashkangjitini atre pak gjimnastikë fytyre dhe kjo garanton një rezultat maksimal. Dedikojini 2 minuta në ditë këtyre ushtrimeve.

  • Kundra vetullave të rëna: ngrijini vetullat sa më shumë të jetë e mundur duke i mbajtur të gjitha pjesët e tjera të fytyrës të palëvizshme. Numëroni deri në 5, lëshojini dhe përsëriteni 10 herë.
  • Kundër mjekrës se dyfishtë: përkulni lehtë kokën mbrapa dhe buzëqeshni sa më gjëtë të jetë e mundur, duke i mbajtur dhëmbët të shtrënguar. Pa i lëvizur buzët, zbrisni dhe ngjisni mjekrën 10 herë ngadalë. Përsëiteni 10 herë ushtrimin.

Bëjeni lëkurën të re

Mjekësia estetike zotëron teknika të një rinimi të lehtë.

  • Për më tepër shkëlqim, mendoni për acidin glikolik të cilin e gjeni tek dermatologu.
  • Për të shmangur rrudhat, injeksionet me kolagjen ose acid ialuronic janë mjaft efikase, por efekti i tyre zgjat vetëm disa muaj.
  • Per me teper mund te lexoni artikullin tone se si te keni lekure te ndritshme dhe te re.

femra-moderne.com