Si te kujdesemi per lekuren gjate pranveres

Ndryshimi i temperaturave nga dimri ne pranvere mund te jete i demshem per lekuren. Nga i ftohti i dimrit kalojme ne rrezet e forta te diellit te pranverës, gje qe e ben lëkuren te kete nevojë për përkujdesje të veçantë.

Në këtë periudhë këshillohet një pastrimi i thellë i fytyrës. Ky është një nga proceset e para që duhet të bëjmë pasi i kthejmë lëkurës shkëlqimin e duhur. Mund te lini nje takim tek estetistja ose mund ta beni vete ne shtepi nje avull, pastrim me scrub dhe maske fytyre.

Gjithashtu konsumimi i ujit ndihmon në hidratimin e lëkurësm prandaj keshillohet te shtoni pirjen e ujit. Më e rëndësishme në këtë stinë është përdorimi i kremit me filtër mbrojtës, pasi rrezet e diellit mund te shkaktojne njolla ne lekure dhe demtime te tjera.

Dermatologët thonë se koha e aplikimit të kremrave, mënyra apo sasia e aplikimit të tyre, janë mjaft të rëndësishme.

Kremi duhet të aplikohet në lëkurë të paktën 20 minuta përpara se të dilni në diell. Sasia e këshillueshme e kremit është 5 ml, që duhet të aplikohet në fytyrë dhe në qafë.

Përdorimi i kremit mbrojtës ndikon pozitivisht edhe nga ana shëndetësore duke ulur riskun për kancer të lëkurës  dhe shmangien e problemeve me nishanet. Po ashtu kremi mbrojtës nuk lejon daljen apo shtimin e njollave kafe  si dhe parandalon plakjen e parakohshme.

Dr. Denese SPF 30 Defense Day Cream (1.5 oz)

Dr. Denese SPF 30 Defense Day Cream

Dr. Denese SPF 30 Defense Day Cream mund ta porositni ketu.

Start typing and press Enter to search