Si te mbyllni poret e hapura vetem me 1 perberes

Poret e hapura zakonisht jane problem i atyre qe kane lekure shume te yndyrshme. Por tani do ju tregoj nje sekret qe mund t’ju vije ne ndihme.

Pa dyshim qe te gjithe ju qe vuani nga ky shqetesim, i urreni me gjithe shpirt dhe keni provuar menyra te ndryshme per ta ndrequr kete problem. Ne treg ka produkte te ndryshme qe jane per shtrengimin e lekures dhe reduktimin e poreve te hapura dhe ne pergjithesi kane cmime te shtrenjta. Ne kemi nje lajm te mire per ju: tani mund ta pergatisni vete ne shtepi kuren per te elminuar kete problem.

Ja cfare ju duhet: Sode buke dhe uje

Mjafton te perzieni dy luge sode buke dhe dy luge uje dhe miksojini mire derisa te perfitoni nje mase homogjene. Aplikojeni kete pergatitje si maske ne fytyren tuaj dhe lereni te thahet rreth 15 minuta. Kur te ndjeni qe maska fillon te shtrengoje, lajeni fytyren me uje te ftohte.

Receta te tjera per mbylljen e poreve

Ka edhe menyra te tjera efektive qe gjithashtu bejne pune ne rastin kur vuani nga poret e zgjeruara. Mund t’i beni ne shtepi, nuk kushtojne shume dhe jane te lehra per t’i gjetur. Mjafton ta beni njeren nga keto maska te pakten 1 here ne jave (maksimumi 2 here, nese keni shume problem). Ne fund vendoni nje krem hidratant.

 E bardhe veze + leng limoni

Merrni te bardhen e vezes dhe perziejeni me lengun e limonit. Aplikojeni masen ne zonat problematike te lekures, ku poret jane te dukshme. Mbajeni 15 minuta dhe shpelajeni.

 Domate + leng limeje 

Pergatisni pak leng domatesh dhe 2-3 pika leng limeje (ose limoni). Merrnii nje top pambuku dhe lageni me kete mase, pastaj aplikojeni ne fytyren tuaj. Lereni te veproje 15 minuta  dhe me pas shpelajeni me uje te ftohte.

 Bajame dhe leng limeje 

Ne nje tas me uje vendosni disa bajame dhe lerini gjithe naten te qullen ne uje. Te nesermen shtypini derisa te perfitoni nje mase brumoze. Pas kesaj shtoni 1 luge me leng limeje (ose limoni) dhe aplikojeni ne fytyre. Mbajeni 30 minuta, pastaj lajeni fytyren me kujdes me uje te ftohte.

 Feta domate 

Domatja eshte shume e mire per mbyllje e poreve. Priteni ne feta dhe vendoseni ne fytyre. Mbajini per 20 minuta, pastaj hiqini. Shpelajeni fytyren me uje te ftohte.

femra-moderne.com