Si të parandaloni obezitetin te fëmijët

Mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme për të gjithë individët, por më delikatja fillon që në moshë të vogël. Studimet e reja tregojnë se ngrënia në fëmijëri mund të jetë një arsye shumë e madhe për të kuptuar se pse shëndeti i tepërt është i vështirë për t’u hequr dhe pse shfaqet obeziteti që në moshat e vogla. Fëmijët, të cilët janë jo aktivë rrinë vetëm para pajisjeve elektronike, nuk bëjnë aktivitet fizik, janë më të rrezikuarit e obezitetit, të cilët cilësohen edhe si viktimat e para të bulizmit. Ku kjo gjë është shumë e vështirë për t’u kapërcyer, sidomos tek moshat e reja ose tek fëmijët.

 

Tani, në këtë kohë pesha e fëmijës nuk duhet të konsiderohet vetëm si një sjellje ndaj të ngrënit, por ajo përfshin një çështje psikologjike të rëndësishme, ku me anë të saj çdo individ tregon respektin që ka për veten. Pikërisht këtë respekt për veten fëmijët e marrin nga prindërit e tyre që në moshë të vogël. Gjithashtu faktorë të tjerë ndikues janë edhe stresi, por tek fëmijët nuk mund të themi që kjo gjë është e pranishme, sepse stresi i tyre mund të mos jetë aq i madh se sa ai i një të rrituri.
Për këto arsye që fëmijët të mos kalojnë në obezitet që në moshë të vogël, por edhe që prindërit dhe familja të jetojnë një jetë të shëndetshme, ju parashtrojmë disa këshilla të rëndësishme:

 

  • Aktivizohuni në aktivitetet sportive bashkë me familjen tuaj
    Mos qëndroni vetëm para televizorit apo në dhomën tuaj, por bashkë me familjen organizoni një lojë ose diçka argëtuese, e cila do të vërë në lëvizje trupin tuaj dhe do t’ju argëtojë për një periudhë kohe. Aktivitetet janë shumë të rëndësishme për një shëndet të mirë dhe për një jetë më të lumtur.

  • Mos konsumoni shumë ushqim gjatë darkës
    Nëse prindërit vazhdojnë me idenë që fëmijët janë të vegjël dhe gjatë gjithë kohës duan të ushqehen e kanë shumë gabim. Çdo individ ka një normë të caktuar të asaj që duhet të konsumoj. Gjithmonë duhet të keni parasysh që të lini diçka në pjatë para se të mbaroni vaktin tuaj, thonë studiuesit. Sidomos gjatë darkës që ushqimet duhet të jenë më të lehta, orari duhet të jetë shumë i saktë, sepse studiuesit thonë që ngrënia ideale e vaktit është disa orë para se ju të shkoni për të fjetur. Të gjitha këto duhet të merren parasysh nëse ju dëshironi që fëmija juaj të mos bëhet obez.
  • Bëjini vaktet tuaja që të zgjasin disa minuta më shumë
    Kjo është pikërisht dhe diferenca që bëhet ndërmjet fëmijëve obezë dhe atyre jo obezë, se sa kohë shpenzojnë ata për të konsumuar një vakt. Shumë mendojnë që qëndrimi më shumë ose më gjatë në tryezë do të thotë konsumim më i madh i ushqimit. Por, studiuesit thonë që nuk është e vërtetë, sepse ngrënia më ngadalë të ngop në mënyrën e duhur dhe eliminon shëndoshjen dhe shfaqjen e dhjamit. Për këtë arsye fëmijët duhet të qëndrojnë më gjatë në tryezë gjatë ngrënies së një vakti.

 

  • Provoni të gjitha llojet e ushqimeve të reja
    Shumica e fëmijëve sot i shmangen perimeve, sepse preferojnë gatimet e skuqura ose ato që blihen të gatshme. Në këtë mënyrë ata rrisin rrezikun e obezitetit, sepse do të konsumojnë më shumë yndyrë nga ajo që ata kanë nevojë. Prindërit duhet t’i gatuajnë edhe përbërësit që fëmijët nuk i preferojnë shumë në një mënyrë të tillë që ata të mos i kuptojnë. Ngrënia e larmishme është mënyra ideale për të shmangur obezitetin dhe për të pasur një shëndet të mirë që në kohën e fëmijërisë. Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm për sa i përket shëndetit dhe gjërave që ndikojnë në të. Duhet të kemi dijeni në lidhje me gjërat që ndihmojnë dhe atyre që shfaqin rreziqe në shëndetin tonë.

femra-moderne.com