Si te pergatisni qumesht orizi

Si pergatitet qumeshti i orizit?

Qumeshti i orizit eshte nje alternative e mire per ata qe jane intolerante ndaj laktozes se qumeshtit ose jane vegjetariane. Per me teper qe eshte me e varfer ne yndyrna

Perberesit

  • 1/2 filxhan oriz (i bardhe ose kaf)
  • 2 filxhane uje

Pergatitja

  1. Ne temperature mesatare kaurdisni 1/2 filxhan me oriz per 4 minuta. Kalojeni ne nje tas dhe shtoni dy filxhane uje. Lerini per 10 ore.
  2. Pasi te kete mbaruar qullja e orizit, kalojeni ne mikser dhe bluajeni mire.
  3. Kullojeni me ane te nje kullese dhe eshte gati per perdorim.

Nese beni nje sasi me te madhe se sa ju nevojitet, mund ta ruani ne nje kavanoz ne frigorifer. Tundeni mire para cdo perdorimi.

Ekstra:

Shtoni pak kripe, mjalte dhe vanilje ne kohen e bluarjes nese deshironi ta beni me te shijshme.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search