Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

Mini-kek Krishtlindjesh me cokollate dhe boronica te kuqe
, / 58 0 0

Mini-kek Krishtlindjesh me cokollate dhe boronica te kuqe

SHARE

Mini-kek Krishtlindjesh me cokollate dhe boronica te kuqe – nje recete e shijshme, e shpejte dhe e thjeshte per festa.

PËRBËRËSIT

  • 110 g miell orizi kaf (3/4 filxhan)
  • 60 g miell quinoa (1/2 filxhan)
  • 30 g niseshte (1/4 filxhan)
  • 30 g pluhur kakao (1/4 filxhan)
  • 1 luge gjelle sode buke
  • ½luge gjelle puder pjekje
  • pak kripe deti
  • 80 ml shurup panje (1/3 filxhan) mund ta zevendesoni me mjalte
  • 80 ml vaj ulliri (1/3 filxhan)
  • 60 ml e bardhe veze e rrahur (1/4 filxhan)
  • 2 luge gjelle uthull molle
  • 1 luge gjelle vanilje
  • 120 ml qumesht orizi (1/2 filxhan) (ose qumesht i thjeshte)

Receli i boronicave te kuqe:

  • 100 g boronica te kuqe (1 filxhan)
  • 60 ml lëng portokalli (1/4 filxhan)
  • pak lëkure portokalli e gire
  • 1 luge gjelle shurup panje (ose mjalte)
  • pak kanellë (opsionale)
  • 1 luge gjelle fara chia

Per te mbuluar keket:

  • 100 g çokollatë e zeze e shkrire
  • 60 ml qumësht orizi (ose qumesht i thjeshte)
  • boronica te kuqe

Si te pergatisni recelin e boronicave

Ne nje tenxhere te vogel hidhni boronicat, lengun e portokallit, shurupin e panjes, kanellen dhe ngroheni per 10 minuta, derisa boronicat e kuqe te jene zbutur. Shtypini me nje pirun derisa te behet masa kremoze, me pas shtojini farat chia. Perziejini dhe lereni recelin te ftohet pak para se ta fusni ne frigorifer.

Menyra e pergatitjes:

  1. Parangrohni furren ne 175°C.
  2. Merrni nje tave 22 cm x 22 cm dhe shtrojini nje leter pjekje.
  3. Ne nja tas te madh perzieni se bashku miellin e orizit, miellin e quinoas, niseshtene, kakao, soden, pudren e pjekjes, dhe kripen. Lereni menjane.
  4. Ne nje tas tjeter perzieni shurupin e panjes, vajin e ullirit, te bardhen e vezes te rrahur, uthullen e molles, vaniljen dhe qumeshtin e orizit.
  5. Shtoni perzierjen e lengshme ne perzierjen e pare dhe kombinojini mire sebashku. Perzierja duhet te jete jo shume e trashe, por as shume e lengshme.
  6. Derdheni masen ne taven e shtruar me leter pjekjeje.
  7. Piqeni per 20 minuta ose derisa kunji i dhembeve te dale e paster.
  8. Nxirreni nga furra dhe lereni te ftohet para se ta nxirrni nga forma.
  9. Me ndihmen e nje preresje rrumbullake priteni ne forma te vogla. Do perfitoni 11-12 forma.
  10. Bashkoni se bashku dy copa keku, duke i lyer ne mes me marmelate boronice te kuqe.
  11. Ne fund, copetoni cokollaten dhe futeni ne nje tas. Ngrohni qumeshtin e orizit derisa te marre vale dhe hidheni siper cokollates se copetuar dhe perziejeni derisa te shkrihet e gjitha. Shtoni shurupin e panjes dhe me pas mund t’i hidhni pak mbi keket.
  12. Zbukurojini me boronica te fresketa.

nirvanacakery.com

femramoderne.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.