Si te rrisni lule zymbyli ne vazo me uje

Rritja e zymbylit në ujë është mënyra më e bukur për t’i dhënë shtëpisë suaj ngjyra dhe aroma nga më të mrekullueshmet.

Përmes ngjyrave të tij të hareshme: vjollcës, rozës, të kaltrës, së bardhës, së verdhës dhe portokallies, luleve të mrekullueshme dhe aromës së tij të freskët, është vetë dielli që ndriçon në shtëpi.

Kjo aromë e gjallë nuk kërkon shumë. Pak ujë çdo dy ditë, në bazë të nivelit të nxehtësisë. E vetmja gjë që i duhet, është një mbështetëse apo një spango kur lulet bëhen shumë të gjata e të rënda.

Si te rrisni zymbylin ne vazo me uje

Rezultate imazhesh për Hyacinth in water

  • Zymbyli kërkon vazo me grykë të vogël sepse i mban lehtë dhe të bashkuar kërcenjtë mbi ujë ndërkohë që pjesa e poshtme shijon hapësirën dhe ujin për të cilat ka aq shumë nevojë.
  • Mbusheni vazon me ujë të mjaftueshëm që të arrijë deri tek pjesa e zhardhokut, por mos ta prekë atë.
  • Lini një hapësirë të konsiderueshme mes ujit dhe bazës së zhardhokut i cili nëse bie në kontakt me ujin ka tendencë të kalbet.
  • Vazon vendoseni në një zonë të errët dhe të freskët deri sa rrënjët të jenë shpërndarë në ujë dhe sythat e bimës të kenë çelur pak.
  • Vazoja duhet të ketë gjithnjë ujë të freskët në mënyrë që zymbyli të çelë plotësisht dhe plot bukuri. Prandaj duhet t’ja nderroni ujin dy herë në javë.
  • Më pas, vazon transferojeni në një vend më të ngrohtë dhe me më shumë dritë.

Por ka edhe menyra te tjera…

Rezultate imazhesh për Hyacinth in water

Rezultate imazhesh për Hyacinth in water

Rezultate imazhesh për Hyacinth in water

femra-moderne.com