Para se te hapni dollapin, keshillohuni edhe me motin… qe te visheni sipas temperaturave
Nje here ftohte, e nje here ngrohte… me keto temperatura eshte e veshtire te zgjedhesh se cfare te veshesh. Prandaj po ju japim disa keshilla se cila eshte menyra me e mire per t’u veshur, duke u bazuar tek temperaturat. Vetem nje gje mbani parasysh: te kontrolloni motin, duke i kushtuar rendesi jo vetem temperaturave maksimale, por edhe atyre minimale.
0 – 5 GRADE
MATERIALI: Gezof, lesh; pupla dhe pelhura teknike per te perballuar temperaturat e ftohta.
Rrobat kryesore: nje pelice, nje xhakete me fije leshi ose nje xhup te mbushur. Palltoja eshte shume e lehte.
Aksesoret: cizme te shkurtra me sholle gome, cizme te gjata, kepuce me qafe. Pa harruar shall dhe kapele!
5 – 10 GRADE
MATERIALI: Xhupat me shtrese leshi dhe xhupat me mbushje mbeten ne krye te listes.
Rrobat kryesore: Pelice e shkurter, pallto, ndersa poshte nuk keni pse vishni shume shtresa.
Aksesoret: Cizme dhe geta, mbroni fytin me shall ose bisht gezofi.
10 – 15 GRADE
MATERIALI: Leshi ose Nje xhup i mbushur lehte. Per pelicen eshte pak heret.
Rrobat kryesore: ky eshte momenti i palltos. Gjithashtu mund te vishni nje jelek gezofi ose nje poncho.
Aksesoret: kjo eshte periudha e duhur per ata qe i pelqejne aksesoret: shalle, foulard, kapele, cizme, por edhe kepuceve te hapura.
15 – 20 GRADE
MATERIALI: lesh i lehte, lekure materiale te lehta. Poshte, bluza dhe kemisha prej pambuku dhe pelhura te buta.
Rrobat kryesore: pardesyja, nese eshte kohe me re, xhaketa e lekures, nese fryn ere. Jeleku ose trikoja e hapur jane gjithashtu ne rregull.
Aksesoret: kepuce ose cizme te shkurtra, por edhe kepucet e hapura.
20 – 25 GRADE
MATERIALI: pambuk, xhins… domethene pelhura te lehta ose te perziera, te pershtatshme per nje kohe qe ndryshon.
Rrobat kryesore: Nese ben kohe e keqe, xhakete xhinsi ose nje pelerine; nese eshte kohe e mire preferoni nje xhake te thurur (triko) ose nje foulard i madh.
Aksesoret: Nese eshte kohe me diell, zgjidhni kepucet e hapura, ne te kundert shkojne mure balerinat, atletet, mokasinit ose kepucet verore.
25 – 30 GRADE
MATERIALI: pambuk dhe pelhura te lehta me menge te shkurtra. Eshte vape edhe pse mund te jete kohe e keqe.
Rrobat kryesore: nje kemishe e derdhur, nje bluze pambuku e bardhe, nje bluze mendafshi. Kombinojini me pantallona pambuku ose fund i gjate.
Aksesoret: sandale te hapura, por edhe kepucet verore prej cope, ose mokasinet. Mos harroni syzet e diellit.
30 – 35 GRADE
MATERIALI: pelhura te lehta dhe te gjera per te qene te fresketa. Zyrtarisht eshte vere.
Rrobat kryesore: Rroba te vogla ose fustane te gjata e te lirshme. Ne ambientet e mbyllura ajri i kondicionuar nuk te fal, prandaj mbani me vete gjithmone nje triko.
Aksesoret: Ju duhet nje kapele e kendshme, por edhe nje pale syze! Kepucet duhet te jene te hapura, te pershtatshme per veren.
Burimi: www.rm-style.com