Si t’i kombinojme ngjyrat? Ja te gjitha kombinimet

1 – E BARDHE

E bardha eshte ngjyra me e lehte per t’u kombinuar, sepse shkon me te gjitha. Mund te shoqerohet me ngjyra te lehta pasteli ose neutrale, por edhe me ngyra te ngrohta si e kuqja. Mbani parasysh se e bardha ka tendence t’i nxjerre me ne pah format. Prandaj nese nuk e doni kete efekt eshte mire te evitoni veshjet me ngjyre te bardhe ne pjeset e trupit qe nuk pelqeni t’i nxirrni shume ne pah.


2 – E ZEZE

Pervec ngjyrave kafe shume shume te erret dhe blu nate, edhe e zeza shkon me te gjitha. Shume elegante nese kombinohet me te bardhen per te krijuar nje look black&white. Ngjyrat pastel shkojne me te zezen per nje kombinim me glamour. Eshte e preferueshme te zgjidhni ngjyra te ndezura si e verdha ose ciklamini.

3 – E VERDHA

Nje nga ngjyrat me te veshtira per t’u kombinuar. Pervec te zezes dhe te bardhes,sipas rrethit te Itten, nuk duhet t’i kombinojme ngjyrat e peraferta me njera-tjetren por me te kundertat.

Rrethi i Itten

Bazuar tek kjo, e verdha mund te kombinohet me ngjyren vjollce. Ne te vertete eshte e nevojshme te nxjerrim ne pah tonalitetin e verdhe. Nje e verdhe e ngrohte do shkonte me se miri edhe me ngjyrat e tokes si kafe, portokalli, jeshile dhe bordo. Nje e verdhe pastel pranveror mund te shkoje me te gjitha tonet pastel te ngjyrave te tjera.

4 – E KUQJA

Nje ngjyre e vendosur me plot energji, qe shkon shume mire me ngjyrat e erreta, me te bardhen dhe te zezen. Ne teori e kuqja nuk duhet te kombinohet me blune, te verdhen dhe vjollcen. Por ne realitet, e kuqja e ndezur shkon shume me blu marinen dhe e kuqja bordo me vjollcen  e erret. Nje kombinim super dhe chic eshte e kuqja dhe roza e lehte. Ndersa nje kombinim super trendy, per me guximtaret eshte e kuqja dhe ciklamini.

5 – JESHILE

Kombinimi i jeshiles varet nga tonaliteti qe ka. Tonet e hapura dhe te qarta si jeshilja smerald, mund te kombinohen me ngjyren blu ose te verdhe (per nje pamje surprizuese) ose me lejlane e erret dhe bezhe (per nje pamje me elegante). Tonet e erreta te jeshiles shkojne shume me kafen, bezhen, roze e lehte, te zezen dhe te bardhen. Duhet te evitoni kombinimin me te kuqen (vetem nese jane Krishtlindjet!)

6 – BLU

Bluja elektrike eshte perfekte si me jeshilen intense, si me te verdhen (e hapur ose e erret). Nese nuk te pelqejne pamjet shume te ndezura, mund ta kombinosh me te zezen ose grine. Nese kerkon nje pamje me te pershtatshme per stinen e ftohte, mund ta kombinoni blune e erret me te kuqen, bordo, vishnje, kafe dhe portokalline ne tonet e ndryshkut.

7 – PORTOKALLI

Gjate dimrit kjo ngjyre eshte ne sektorin e “te ndaluarave” te garderobes. Ne pranvere dhe vere eshte perfekte e kombinuar me te verdhen dhe blune elektrike. Ne vjeshte eshte mire te zgjidhni nje tonalitet me te ngrohte dhe ta kombinoni me ngjyren pana, karamel, bordo, kafe dhe lejla e erret.

8 – KAFE

Ngjyre e ngrohte dhe vjeshtake, kafja shkon shume mire me bordone, jeshilja ngjyre pylli, jeshile ulliri, te verdhen dhe lejlane e erret. Per nje pamje me chic dhe prej zonje mund te kombinohet me grine e hapur, panen dhe te trendafilten. Kafja, per ndonje arsye te cuditshme, nuk mund te kombinohet me te zezen, edhe pse disa kombinime duket se shkojne me se miri…

9 – ROZA

Versioni femeror dhe chic i rozes pastel shkon per mrekulli me te bardhen, grine (e loehte ose te forte), bezhen dhe kafen. Per ata qe preferojne tendencen “color block”, roza ne tonet me te ndezura shkojne me te zezen dhe…. te kuqen (nje nga tendencat me te preferuara te momentit.)

10 – LEJLA

Nese doni ta nxirrni sa me ne pah kete ngjyre, ndiqni rrethin e Itten dhe kombinojeni me portokalline, te verdhen ose jeshilen smerald. Ndersa e kuqja ndricon dhe e nxjerr me ne pah ngjyren lejla – per nje rezultat me feminil. E zeza eshte perfekte per te krijuar nje pamje rock dhe sensuale. Ne dimer ose vjeshte preferohet te kombinohet me ngjyrat e ngrohta si kafe, vishnje e erret ose e kuqe.

femra-moderne.com