Si t’u mesojme femijeve vetevleresimin

Me ane te ketyre keshillave ju mund t’u mesoni femijeve tuaj te rrisin vetvleresim

  • Fillimisht ndihmoni fëmijët të fokusohen në pikat e tyre të forta. Shpjegoni së të gjithë e bëjnë diçka mirë dhe kërkojini që të bëjnë ose të thonë një listë me pikat e tyre të forta.
  • Analizoni situatat në të cilat fëmijët thonë “nuk mund ta bëj”. A nënkuptojnë “Ndihem i paaftë?”, “Nuk do ta bëj sepse kam frikë nga dështimi dhe mosaprovimi?” apo “Nuk kam dëshirë të bëj atë që më thua, sepse dua të bëj diçka tjetër?”.
  • Menyra se si ju i drejtoheni femijeve, do te thote shume. P.sh., nese i thoni “Më lër mua ta bëj” nenkupton “Ti nuk je i aftë”, por nese i thoni “Më pëlqeu mënyra sesi e tregove atë histori” nenkupton “Ti je i aftë”. Mos i thuaj “Mos më shqetëso”, per femijen nenkupton se ai eshte i parëndësishëm. Gjithashtu, kur kerkon perfeksion nga ana e femijes, ata mund te ndihen te paafte, pasi nuk ju kane kenaqur sepse s’mori “yll” sot.
  •  Vlerësoni përpjekjet. Tregojini kur janë të mirë. Vlerësoni çdo përmirësim në arritjen e qëllimit përfundimtar. Jini të sinqertë dhe specifikë në dhënien e vlerësimeve.
  • Kini besim. Lërini fëmijët të bëjnë vetë gjërat që duan të bëjnë, edhe nëse nuk i bëjnë aq mirë sa do t’i bënit ju.
  • Theksoni suksesin dhe jo dështimin. Drejtoni vëmendjen në numrin e përgjigjeve të sakta, vlerësoni krijimtarinë dhe qartësinë e të menduarit.
  • Planifikoni aktivitete në mënyrë që të rriten mundësitë e fëmijëve për të pasur sukses.
  • Ofroni lojëra dhe aktivitete që promovojnë përfshirjen dhe jo përjashtimin, psh. planifikoni aktivitete që përfshijnë të gjithë anëtarët e familjes. Gjithashtu, organizoni punët e shtëpisë, në mënyrë që anëtarët e familjes të punojnë së bashku.

femra-moderne.com