Artistja Jaime Black, ka bërë figura skulpture në borë si sensibilizim për gratë e vrara dhe të dhunuara
Përgjatë lumit Winnipeg artistja Jaime ka bërë figura të shtrira prej bore, duke i skalitur në atë mënyrë që të ngjajnë me trupat e grave. E ka bërë këtë me qëllim për të përkujtuar jetën e grave dhe vajzave indigjene të zhdukura dhe të vrara (MMIWG).
Artistja Jaime Black u shpreh për CBC Up to Speed duke thënë: “Është një koment për faktin se gratë indigjene po përballen me nivele të larta të dhunës në Winnipeg – shpesh ne gjejmë gra në lumë. Është vetëm një mënyrë për ne që t’i kujtojmë dhe t’i nderojmë ato. Unë shpresoj që të bashkohemi si një komunitet dhe të flasim për mënyrat se si mund të krijojmë një hapësirë më të sigurt për gratë dhe vajzat indigjene.”