Smoothie me kivi, molle dhe limon

Dëshironi të humbni në peshë pa ndonjë dietë raskapitëse? Provoni dhe kënaquni me smoothie-n me kivi, mollë dhe limon! Një pije “shpërthyese” me vitaminë C dhe me efekte të shkëlqyeshme për dobësim. Shumë shpejt do të ndiheni e lehtësuar nga pesha, me një bark të ulur dhe me një trup të tonifikuar.

Efektet për rënien në peshë të këtij smoothie vijnë për shkak të tre përbërësve kryesorë të saj, të cilët janë “kampionët” e shkrirjes së yndyrave, uljes së fryrjeve të barkut dhe tonifikimit të organizmit: kivi, molla dhe limoni.
Vetinë për shkrirjen e yndyrave kivi e zotëron për shkak të pranisë së shtuar të vitaminës C. Kivi përmban vitaminë C dyfishin e sasisë që gjendet tek një nga frutat më të pasura me të: tek portokallja! Prania e madhe e vitaminës C edhe tek limoni dhe molla e bëjnë këtë pije të jashtëzakonshme për rënien në peshë dhe vlerat e mëdha shëndetësore në organizëm.

Përveç pranisë së shtuar të vitaminës C, kivi përmban vitaminën A, E, K, fibra vegjetale, bakër, kalium, magnez dhe mangan. Ai ka veti të shkëlqyera për të larguar toksinat, lufton sëmundjet e traktit të frymëmarrjes, sidomos tek fëmijët, parandalon sëmundjet e zemrës, është antikanceroz, hollon gjakun, rigjeneron lëkurën (sidomos kur përdoret si maskë), forcon sistemin imunitar, etj.

Molla është e pasur me vitaminën B, C, kalium, kalcium, fosfor, zink, hekur dhe magnez. Ajo lehtëson tretjen, redukton kolesterolin, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, lufton kapsllëkun, aktivizon florën e shëndetshme bakteriale, mbron kockat nga osteoporoza, forcon imunitetin, është antikanceroz, etj.

Edhe limoni nuk mbetet pas për sa i përket vlerave shëndetësore. Ai lufton toksinat, është antimikrobial, përmirëson aktivitetin e mëlçisë, redukton kolesterolin, parandalon sëmundjet e zemrës, kuron gripin, lufton infeksionet, kuron reumatizmën, forcon mishrat e dhëmbëve, etj.

Përbërësit:

  • 5 kokrra kivi
  • 1 lugë kafe me karafil pluhur
  • 2 kokrra mollë
  • 1 tufë nenexhik
  • 2 kokrrave limon

Përgatitja:

Shtrydhni limonat dhe të gjithë përbërësit të hidhen në mikser. Lërini të miksohen me njëra-tjetrën derisa të formohet një tretësirë kompakte. Më pas, e holloni tretësirën duke i shtuar 1 lit ujë.

Përdorimi:
Kjo pije rekomandohet të pihet çdo ditë para vakteve të mëngjesit, drekës dhe darkës. Gjithashtu mund të pini një gotë edhe para se të flini gjumë.

femra-moderne.com